14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiQytetarët e Kosovës, 40 mln euro pasuri të patundshme në Shqipëri, Mal...

Qytetarët e Kosovës, 40 mln euro pasuri të patundshme në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Rreth 40 milionë euro është vlera e përgjithshme e pasurive të patundshme që kanë blerë qytetarët e Kosovës vetëm gjatë periudhës korrik, gusht, shtator 2022 në shtetet e rajonit si: Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës ku theksohet se investimet direkte të rezidentëve kosovarë në vendet tjera gjatë vitit 2022 ishin më të larta se në periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Përgjatë tre mujorit të tretë të vitit 2021 (korrik, gusht, shtator), vlera e përgjithshme e investimeve direkte të rezidentëve kosovar në vende tjera ishin 37 milionë euro, apo për 2.4 milionë euro më të ulëta se në periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Investimet direkte të rezidentëve kosovarë jashtë ekonomisë së Kosovës janë kryesisht investime kapitale, të cilat në të shumtën e rasteve janë blerje e patundshmërive, kryesisht në vendet e rajonit (Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni e Veriut)”, bëhet me dije në raportin e BQK-së.

Vlerësohet se investimet vjetore të kosovarëve në prona të paluajtshme kryesisht në bregdetin shqiptar dhe malazez kalojnë shifrën e 100 milionë eurove.

Vite me parë ishte raportuar se më shumë se 33 milionë euro kanë investuar qytetarët e Kosovës në Shqipëri brenda një periudhe trevjeçare.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) këto investime po bëhen kryesisht në sektorin e patundshmërive.

Investimet më të larta nga qytetarët e Kosovës në Shqipëri ndodhën në vitin 2008, kur arritën vlerën e përgjithshme prej 19.2 milionë euro.

”Investimet e huaja direkte të rezidentëve kosovarë në vende tjera arritën një vlerë prej 10.6 milionë euro, investime këto kryesisht për blerje të patundshmërive në Shqipëri. Në vitin 2010, këto investime u zvogëluan në 3.4 milionë euro”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat