16.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPunimet në Unazën Lindore/ ARRSH: Prej 27 marsit devijim trafiku në këtë...

Punimet në Unazën Lindore/ ARRSH: Prej 27 marsit devijim trafiku në këtë segment

Duke filluar nga 27 marsi do të devijohet trafiku në rrugën që lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG-ut.

Lajmi konfirmohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili kërkon po ashtu mirëkuptimi e qytetarëve.

Njoftimi i ARRSH-së:

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga data 27.03.2024 do të kryejë punimet në rrugën qe lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG ku do të bëjë devijimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të trafikut, për të realizuar rampën lidhëse Unaza Lindore në drejtim të Tiranës.

Pas përfundimit të rampës lidhëse, rruga që vjen nga Sauku për në nyjen TEG (rruga që kalon te Mai Tai Resort) mbyllet, duke shërbyer vetëm për bizneset e zonës.

Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat