19.5 C
Tirana
Tuesday, August 16, 2022
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse teoria e daljes së Covid-19 nga laboratori ka të bëjë më...

Pse teoria e daljes së Covid-19 nga laboratori ka të bëjë më shumë me politikën sesa shkencën

Nga Robin McKie, The Guardian

Afati për të zbuluar origjinën e Covid që presidenti Joe Biden i dha stafit të tij duket se ka përfunduar. Biden i dha ekipit të tij 90 ditë kohë për të rivlerësuar origjinën e virusit pasi disa shkencëtarë amerikanë shprehën paqartësi në lidhjen me origjinën e Sars-CoV-2.

A u përhap nga lakuriqët e natës tek një kafshë tjetër dhe më pas te njerëzit? Apo doli nga Instituti i Virologjisë së Wuhan?

Nëse duam të parandalojmë një pandemi tjetër, do të ishte shumë e dobishme të dimë se si filloi. Donald Trump e ka deklaruar shpesh se virusi doli nga një laborator në Wuhan por këto akuza u  hodhën poshtë nga Kina, derisa 18 shkencëtarë kryesorë i dërguan një letër revistës Science në të cilën theksohej se të dyja teoritë  ishin të besueshme.

Lajmet se teoria e rrjedhjes së laboratorit po merrej seriozisht nga administrata e re amerikane shkaktoi një lum kritikash nga komentuesit, të cilët që atëherë kanë pohuar se institucioni shkencor ka  mbuluar gabimet e shkencëtarëve kinezë.

Ndër këto akuza ishte një nga Sir Richard Dearlove, i cili pohoi se “disa revista shkencore refuzuan të botonin çdo gjë që nuk përputhej me pikëpamjen kineze”

Dëshmia kryesore për të mbështetur teorinë se virusi ka dalë nga një laborator qëndron në dështimin e shkencëtarëve për të identifikuar kafshën e ndërmjetme që përhapi virusin nga lakuriqët e natës dhe ua kaloi njerëzve, raporton abcnews.al

Për më tepër, instituti Wuhan është shtëpia e një laboratori që drejtohet nga virologia Shi Zhengli, e cila gjurmoi origjinën e lakuriqëve të natës të epidemisë së fundit të koronavirusit Sars.

Ekipi i saj është i specializuar në hulumtimin  e koronaviruseve. Kështu, një nga qendrat kërkimore të koronavirusit në botë ndodhet në qytetin ku Covid-19 u zbulua për herë të parë-një rastësi që disa kërkojnë ta zbulojnë se si ndodhi.

Shi ka hedhur poshtë pretendimet se ajo ka punuar në krijimin e një virusi të ri për ta bërë atë më virulent. Fakti që Sars-CoV-2 është shumë i transmetueshëm tek njerëzit ka ngritur gjithashtu dyshime se virusi është krijuar gjenetikisht.

Ky nocion është hedhur poshtë nga Profesor David Robertson, i qendrës së Universitetit të Glasgow për hulumtimin e viruseve. Viruset në laboratorë nuk janë aktivitete të rrezikshëm. Kërcënimi i vërtetë vjen nga tregtia e kafshëve të egra.

 

“Po, virusi përhapet nga personat asimptomatikë. Pra, si është krijuar një virus natyror si ai?

Sidoqoftë, perspektiva që Covid-19 doli nga një laborator ishte një teori e besueshme për disa shkencëtarë, përfshirë Sir Jeremy Farrar , kreu i Trustit Wellcome. Siç theksohet në librin e tij të fundit,  virusi ka dalë nga një laborator. Vetëm konsultimet intensive me studiuesit e tjerë e bënë atë të ndryshonte mendje.

“Deri më tani provat sugjerojnë se Covid-19 është diçka natyrore.

Kjo pikë mbështetet nga profesori James Wood, i Universitetit të Kembrixhit. “Unë mendoj se ka prova shumë të shumta që virusi ka kaluar nga një kafshë te njerëzit por kjo teori nuk  i përshtatet disa grupeve politike.

Ata promovojnë idenë se Covid-19 u doli nga një laborator sepse një pretendim i tillë tërheq vëmendjen nga dëshmitë në rritje që tregojnë humbjen e biodiversitetit, shpyllëzimin dhe tregtinë e kafshëve të egra-të cilat rrisin rreziqet e viruseve të tilla.

Me fjalë të tjera, krijimi i viruseve në laboratorë nuk është aktivitet i rrezikshëm. Kërcënimi i vërtetë vjen nga tregtia e kafshëve të egra, shpyllëzimi i pyjeve të shiut dhe shkatërrimi i shkretëtirave për të “krijuar” tokë për fermat dhe për të fituar qasje në miniera.

Ndërsa bimësia dhe jeta e egër shkatërrohen, lloje të panumërta të viruseve dhe baktereve që ata strehojnë janë të lirë për të gjetur një strehë të re, siç janë njerëzit dhe bagëtitë. Kjo ka ndodhur me HIV, Sars dhe me shumë mundësi ndodhi edhe me  Covid-19.

Dhe kjo, për shumë shkencëtarë, është mësimi i vërtetë që duhet të marrim nga Covid-19.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat