14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCovid-19, Norvegjia rivendos ndalimin e hyrjes nga Shqipëria

Covid-19, Norvegjia rivendos ndalimin e hyrjes nga Shqipëria

Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia dhe Kanadaja janë hequr nga lista e purpurt e Norvegjisë pasi autoritetet e kësaj të fundit vlerësuan se këto vende kohët e fundit raportuan një numër të lartë të infeksioneve COVID-19, bazuar në të dhënat e siguruara nga Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik.

Sipas vlerësimit javor të rrezikut të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë Norvegjeze të Shëndetësisë, vendet që mbeten në listën e purpurt janë Australia, Zelanda e Re, Arabia Saudite, Singapori dhe Tajvani, transmeton SchengenVisaInfo.com.

Në mënyrë tipike, udhëtarët nga këto vende nuk lejohen të hyjnë në Norvegji pa iu nënshtruar karantinës nëse nuk janë gjyshër apo partnerë të qytetarëve norvegjezë. Për kategorinë e partnerëve (të dashurit dhe të dashurat), udhëtarët duhet të sigurojnë një dokument pëlqimi nga partneri i tyre, që dëshmon se ata kanë qënë të lidhur bashkë për më shumë se gjashtë muaj.

Sidoqoftë, autoritetet në Norvegji theksuan më parë se udhëtarët e vaksinuar plotësisht dhe ata që janë shëruar nga Coronavirus nuk u kërkohet të ndjekin kërkesat e karantinës ose masat e tjera parandaluese të vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit.

Më parë, Norvegjia rivendosi ndalimin e hyrjes për kosovarët, ukrainasit dhe maqedonasit e veriut pasi vendet u hoqën nga lista e purpurt për shkak të rritjes së shkallës së infeksionit me Coronavirus.

Sidoqoftë, ndalimi i hyrjes me siguri nuk do të zgjasë shumë për ukrainasit dhe maqedonasit e veriut të cilët janë lidhur me sukses me Certifikatën Dixhitale të COVID-19 të BE-së (EUDCC), duke u bërë ndër vendet e para të treta, ashtu edhe si Turqia, për të lëshuar një dokument të tillë për udhëtarët e saj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat