19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse është e rëndësishme të kesh sigurim shëndeti në dimër

Pse është e rëndësishme të kesh sigurim shëndeti në dimër

Me afrimin e dimrit, trupi ynë bëhet më i ndjeshëm ndaj një sërë rreziqesh shëndetësore.

Nga infeksionet sezonale deri tek urgjencat e papritura të shkaktuara nga kushtet e motit, rëndësia e sigurimit shëndetësor gjatë kësaj kohe nuk mund të nënvlerësohet.

Në këtë artikull, ne do të shqyrtojmë arsyet pse të qënurit i siguruar gjatë kësaj stine, por jo vetëm, është shumë i rëndësishëm.

Rreziqet e shëndetit sezonal

Studimet tregojnë se ulja e temperaturave që ndodh gjatë dimrit ndikon negativisht në sistemin tonë imunitar, duke na bërë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve.

Gripi, ftohjet e zakonshme, infeksionet e frymëmarrjes dhe aksidentet e lidhura me motin janë shumë më të përhapura gjatë kësaj stine.

LEXO EDHE: Dje u regjistrua viktima e parë nga gripi, ekspertët: Piku i virozave pritet në fillim të shkurtit

Mbulim për vizitat që mund t’ju duhen gjatë dimrit

Barra financiare e çështjeve shëndetësore të lidhura me dimrin mund të jenë të rëndësishme për ne dhe familjet tona, nëse nuk kemi një sigurim privat shëndeti.

Të gjithë e dimë se edhe vizitat më të thjeshta kanë fatura të kripura, të cilat kur mblidhen së bashku mund të rëndojnë financat tona. Kjo rrit stresin tek ne, ndërsa Sigurimi na dhuron edhe qetësinë mendore.

Sigurimi shëndetësor ofron një rrjet sigurie, duke ofruar mbulim për kujdesin mjekësor, vizitat në dhomën e urgjencës dhe trajtimet e nevojshme, si brenda dhe jashtë vendit.

Çfarë është Sigurimi Privat i Shëndetit dhe si i ndihmon financat e individëve dhe familjeve?

Sigurimi Privat i Shëndetit është dizenjuar për të siguruar që nëse ju do të keni nevojë për diagnostikim dhe trajtim mjekësor në të ardhmen, juve nuk do t’ju duhet që të shqetësoheni për listat dhe orët e gjata të pritjes në sistemin shtetëror apo për pagesën e kostove të trajtimit.

Nëse ju do të trajtoheni privatisht për shëndetin tuaj, ky sigurim do të mbulojë shpenzimet financiare për të gjitha apo disa nga faturat mjekësore në varësi të mbulimit përkatës të sigurimi privat të shëndetit që ju keni zgjedhur.

Me Sigurimin Privat të Shëndetit, ju do të diagnostikoheni dhe do të trajtoheni me shpejtësi, duke iu mundësuar, siguruar dhe garantuar referimin e menjëhershëm tek një mjek në një spital apo klinikë private sipas kohës dhe vendit më të përshtatshëm për ju.

Me Sigurimin Privat të Shëndetit, ju do të keni shumë mundësi zgjedhjeje në spitalet/klinikat private nga Rrjeti Mjekësor i SIGAL UNIQA, të cilat nuk do të jeni në gjendje që t’i merrni si shërbime nëse do të jeni një pacient normal në sistemin shtetëror.

Pra, Sigurimi Privat i Shëndetit është mundësi për mbulimin 100% të kostove financiare që duhet të përballojë çdo individ në rast se pëson një aksident apo sëmundje të papritur.

Benefitet kryesore të Sigurimit Privat të Shëndetit:

  • Kohë më të shkurtra pritjeje për trajtim
  • Kushte më të mira
  • Diagnostikim më të shpejtë
  • Të zgjidhni midis një rrjeti të gjerë spitalesh dhe klinikash private
  • Të zgjidhni një kohë dhe vend më të përshtatshëm për trajtiminet

Alternativat e Sigurimit Privat të Shëndetit

Kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve, SIGAL UNIQA ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare, të cilat ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore, duke filluar nga check up-i vjetor rutinë, trajtimet mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti, si edhe shpenzimet në rast ndjekje të shtatzanisë në spitalet private brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Zgjidh tani paketën që të përshtatet më shumë në: www.sigal.com.al 

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, shkruani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: 2023, një tjetër faqe suksesi/ SIGAL UNIQA e mbyll vitin në krye të tregut të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat