16.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetProna në rrezik/ Qytetarët i drejtohen kompanive të sigurimeve, SIGAL UNIQA mbetet...

Prona në rrezik/ Qytetarët i drejtohen kompanive të sigurimeve, SIGAL UNIQA mbetet lider në treg

Duke pasur parasysh rritjen e çmimeve dhe luhatjet e shpeshta në treg, prona është kthyer në një prej aseteve më të rëndësishme për familjet shqiptare. Kryerja e shpenzimeve të mëdha financiare përgjatë një periudhe të gjatë investimi, nxit nevojën e sigurisë të të pasurit këto prona.

Një fakt të tillë e vërteton edhe raporti i publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për periudhën janar-mars 2022. Me rritjen e numrit të ndërtimeve në vend, shpërndarjen e lejeve të ndërtimit nga qeveritë lokale, është rritur mjaft edhe interesimi i qytetarëve për sigurimin e pronës.

SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet kompania e sigurimeve lidere në vend përsa i përket edhe kësaj fushe, pra fushës së pasurisë. Rritja e rrezikshmërive si zjarri, tërmetet e herë-pashershme, instalimet e dobëta të ujësjellësit dhe shumë faktorë të tjerë e kanë bërë jetën në Shqipëri të pasigurtë.

SIGAL UNIQA mbetet një partner kyç në sigurimin e pronës, duke zënë 37.55% të ndarjes së tregut të sigurimeve për primet e shkruara bruto nga të tilla dëmtime për banesat, dyqanet apo prona të tjera. Sipas AMF, në portofolat e pronës, përgjegjësive dhe garancive është arritur të sigurohet më shumë se 839 milionë lekë në total gjatë periudhës janar-mars 2022, teksa qartëshet se vendin e parë e zënë sigurimet nga zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 67.19%.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-mars 2022, vihet re një ulje prej 15.38% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.67% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-mars 2021.

Raporti i tremujorit të parë të vitit 2022 nga AMF tregon qartë se SIGAL UNIQA Group Austria vijon të gëzojë besueshmërinë e lartë të shqiptarëve. Kësaj here edhe në Sigurimet e Pronës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat