14.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPriten 30% më shumë turistë, reklamimi në TikTok po sjell më shumë...

Priten 30% më shumë turistë, reklamimi në TikTok po sjell më shumë të huaj

Reklamimi nga gazetat prestigjoze por dhe interesimi i markave ndërkombëtare të hotelerive për të investuar në Shqipëri, kanë rritur këtë sezon veror prenotimet nga turistët me 20-30% që në fillim të majit.

Agjencitë turistike raportojnë se Shqipëria po konsiderohet nga të huajt e të gjitha grup-moshave si “thesari i pazbuluar” i Ballkanit teksa shumë shtete tashmë janë ezauruar për turistët.

“Rritja e prenotimeve është mbi  20-30% kjo dhe për faktin e reklamave pozitive që kemi pasur nga vendet e tjera të cilat po e shohin Shqipërinë si një vend ekzotik, si një vend i pazbuluar dhe ka interes të madh. Ne këtë vit presim fluks turistësh nga Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja. Nga mbretëria e bashkuar për shkak të PR pozitiv që kemi pasur nga gazetat që merren me turizmin si BBC Travel, The Mirror, The Guardian, The Sun. Po ashtu edhe në Spanjë ku interesi është për shkak të emrave gjigand të hotelerive spanjolle po vijnë dhe po investojnë në Shqipëri,” shprehet Frenkli Prengaj, operator turistik.

Platforma të ndryshme sociale por kryesisht reklamimi në Tik Tok i Shqipërisë, kanë ndikuar në boom-in e turistëve këtë sezon sipas operatorëve turistikë.

“Një tjetër anë ku ne po marrim treg nga turizmi është edhe TikTok. Na kanë rastisur të rinj jo vetëm nga Europa edhe nga Australia të cilët shohin trendet e turizmit në TikTok ku aty paraqitet Shqipëria, ku dhe aty kemi PR pozitiv se kemi të njëjta plazhe si Greqia por me çmime më të lira, ashtu edhe të njëjtat alpe si Zvicra apo Austria por me çmime më të lira. Pjesa e polakëve dhe Çekëve janë shumë të interesuar për alpet në Shqipëri. E gjithë Europa Lindore po hapet drejt Shqipërisë.”

Më të preferuarat në këtë sezon veror për turistët si vendas edhe të huaj mbeten Thethi e Valbona. Nga agjencitë turistike një interesim i madh është vërejtur edhe për turet ditore të cilat lidhen më së shumti me kulturën dhe historinë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat