16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPrilli, turistët në nivelet e para pandemisë/ Hyrjet nga Kosova të vetmet...

Prilli, turistët në nivelet e para pandemisë/ Hyrjet nga Kosova të vetmet me rënie, Anglia me rritjen më të lartë

Të dhënat e lëvizjes së shtetasve paraqiten pozitive për muajin prill të këtij viti duke paralajmëruar një fillim të mbarë të sezonit turistik dhe një tejkalim të krizës së shkaktuar nga pandemia. Ato tregojnë për një rritje të hyrjeve në territorin e Shqipërisë përgjatë muajit prill të këtij viti.

Shifrat sinjalizojnë se hyrjet gjithsej, por edhe hyrjet nga shtetasit e huaj, janë rikthyer pranë nivelit të para pandemisë. Në prill të këtij viti regjistrohen 832,920 hyrje gjithsej, ndërkohë që gjatë prillit të vitit 2019-të regjistroheshin 874,156 hyrje gjithsej. Të njejtin ndryshim hasim edhe nëse do të flisnim për hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar. Në prill të vitit 2022 regjsitrohen 402,051 hyrje nga shtetas të huaj, ndërsa në prillin e vitit 2019-të ky tregues regjistrohej 410,060. Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2021, hyrjet gjithsej shihet të jenë rritur me 78.6%, nga ku hyrjet nga shtetasit e huaj janë rritur me 66.8%, ndërsa hyrjet nga shtetasit shqiptarë janë rritur me 91.3%.

Të njejtin ndryshim vërejmë edhe nëse do të analizonim numrin e daljeve të shtetasve të huaj dhe shqiptar nga territori i Shqipërisë. Gjatë muajit prill të vitit aktual gjithsej regjistrohen 834,528 dalje duke shënuar një rritje me 85.5%. Janë 449,294 dalje nga shtetasit shqiptarë dhe rritja krahasuar me prillin e vitit 2021 është 94.9%. Nga ana tjetër, po të flasim për daljet e shtetasve të huaj rritja krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë regjsitrohet në 75.5%.

Gjatë prillit të vitit 2022, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova mban vendin e parë, por krahasuar me prillin e një viti më parë, hyrjet nga Kosova kanë rënë me 21%. Siç e tregon dhe paraqitja grafike, Kosova është i vetmi vend i cili regjistron rënie të hyrjeve në territorin shqiptar. Anglia regjistron rritjen më të lartë të hyrjeve, krahasuar me prillin e vitit 2021, me 772%, ndjekur nga Greqia, Spanja dhe Italia.

LEXO EDHEÇmimet e ulëta tërheqin turistët në Pogradec/ Vila SIGAL, zgjidhja e duhur

LEXO EDHE: Hiqet taksa 10 euro për fluturimet, rritet numri i fluturimeve/ Shëndeti në Udhëtim i besohet SIGAL-it

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat