17.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPezullimi i "Nord Stream 2"/ Rusia: Mirë se vini në një botë...

Pezullimi i “Nord Stream 2″/ Rusia: Mirë se vini në një botë ku gazi do kushtojë 2000 €

Ish-presidenti dhe ish-kryeminsitri i Rusisë, Dimitry Medvedev ka reaguar pas vendimit të Gjermanisë për të pezulluar certifikimin e gazsjellësit “Nord Stream 2”, duke paralajmëruar për rritje të mëdha të çmimit të gazit në Europë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka dhënë urdhër që të ndërpritet procesi i certifikimit të “Nord Stream 2”. Mirë se vini në një botë të re e të guximshme, ku europianët shumë shpejt do të duhet të paguajnë 2000 euro për 1000 metra kub gaz natyror!”, tha Medvedev në një postim në Twitter.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se qeveria e tij po e merrte një masë të tillë në kundërpërgjigje të veprimeve ruse ne Ukrainë.

Ky është një hap i nevojshëm administrativ, që do të pamundësojë funksionimin e Nord Stream 2”, tha kancelari.

Zëvendës-kancelari dhe ministri i ekonomisë Robert Habeck u gazetarëve sot se furnizimi me gaz i Gjermanisë ishte i sigurt edhe pa Nord Stream 2.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat