6.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërse duhet sigurimi i pronës?

Përse duhet sigurimi i pronës?

Jeni investuar gjithë jetën për të ngritur një biznes apo për të blerë një shtëpi dhe të gjitha këto duhen mbrojtur. Për këtë arsye ju duhet Sigurimi për pronën tuaj. Mos lejoni që mungesa e një plani mbrojtjeje të shkatërrojë pasurinë tuaj.

Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj përmbytjeve dhe ndodhet në zonën e rrezikut sa i përket lëkundjeve sizmike.

Askush nuk mund t’i ndalojë, por ajo që mund të parandaloni ju, janë kostot financiare për pronën tuaj, nëse këto fatkeqësi do të dëmtojnë biznesin apo banesën tuaj.

Lexo edhe: Tërmetet – Shoqëritë e Sigurimeve apel qytetarëve për Sigurimin e Pronës dhe Jetës

Sa më kushton ky sigurim?

Kostoja financiare e Sigurimit të Pronës bazohet në mbulimet që ju kërkoni. Vlerat financiare të sigurimit janë të përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë pasi kushton vetëm 1 euro për m2.

P.sh, për një apartament rreth 100 m2, ju do të paguani 100 euro.

Mjafton të kurseni 6 euro në muaj dhe prona juaj do të jetë e mbrojtur nga çdo e paprituar.

Ndërsa për mbulime shtesë do të llogaritet sipas përzgjedhjes tuaj në Policën e Sigurimit.

Në të njëjtën kohë ju mund të siguroheni edhe për dëmet që u shkaktohen edhe palëve të treta, duke deleguar përgjegjësinë financiare të dëmit tek shoqëritë e sigurimit.

Si duhet të veproni në rast dëmi?

– Të njoftojë organet e Rendit dhe njësitë zjarrfikëse dhe të njoftojë Shoqërinë e Sigurimit brenda 24 orëve nga momenti e ngjarjes, duke specifikuar rrethanat;

– T’i japë menjëherë rajonit përkatës të policisë një listë të objekteve të dëmtuara; Nëse është e mundur, të mos ndryshojë asgjë në vendngjarje pa miratimin e Siguruesit;

– T’i dorëzoje Siguruesit brenda 5 ditëve nga ndodhja e ngjarjes një listë të firmosur të të gjitha objekteve të humbura, dëmtuara apo shkatërruara, sipas formularit të dhënë nga Shoqëria e Sigurimit, si dhe vlerën për të cilën kërkon të dëmshpërblehet.

I Siguruari, që për qellime përfitimi të padrejtë, zmadhon vlerën e dëmit, deklaron të humbura apo dëmtuara sende që nuk ekzistonin në momentin e ngjarjes, fsheh apo vë dorë mbi sende të shpëtuara, krijon dokumenta të rreme, ndryshon me qëllim gjurmët e provat materiale të ngjarjes, humbet të drejtën për dëmshpërblim.

Lexo edhe: Të parët për kafe dhe cigare, të fundit te siguracionet e pronës dhe shëndetit

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon vjen për qytetarët me paketat më të mira të sigurimit dhe garanci të niveleve europiane.

Por cilat janë shifrat e dëmeve të paguara nga SIGAL UNIQA, veçanërisht për rastet e zjarrit?

Gjatë vitit 2020, SIGAL pagoi rreth 6.2 milionë euro dëme (760,157,220 LEKË). Ndërsa për 9-mujorin e parë të vitit 2021 janë paguar mbi 2 milionë euro dëme (251,564,766 LEKË).

Kinema Millenium në Korçë dhe Teatri SKAMPA në Elbasan u shkatërruan plotësisht nga zjarri, por falë sigurimit në SIGAL UNIQA u rikthyen në pak kohë në identitet dhe me ambiente akoma më moderne.

SIGAL UNIQA pagoi 500 milionë lekë (të vjetra) për kinemanë në Korçë dhje 320 milionë lekë (të vjetra) për Teatrin në Elbasan.

Për më shumë informacione klikoni në https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/ ose mund të shkruani në WhatsApp në numrin 068 60 62 829. 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat