17.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë parët për kafe dhe cigare, të fundit te siguracionet e pronës...

Të parët për kafe dhe cigare, të fundit te siguracionet e pronës dhe shëndetit

Shqipëtarët njihen si një popull që konsumon shumë cigare dhe që i preferon shumë kafenetë, sipas të dhënave të INSTAT.

Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë ose 1 bar kafe për 152 banorë.

Edhe sa i përket konsumimit të cigareve, sërish nuk mbetemi pas. Shqipëria renditet vendi i gjashtë në botë për konsum të lartë të cigareve për frymë.

Sipas të dhënave të publikuara nga tobaccoatlas.org, konsumi i cigareve për personat mbi 16 vjeç ishte 2,492 fije për person për vitin 2016, duke e renditur kështu Shqipërinë mes vendeve me konsumin më të lartë në botë.

Por nëse flasim për shpenzimet sa i përket sigurimit të jetës, shëndetit, pronës apo mjeteve motorike shqiptarët rënditen të fundit në rajon dhe jo vetëm me vetëm 35 euro për frymë, ndërkohë që shtetet fqinje kanë shifra 3-4 herë më të larta. Për të mos folur për vendet europiane dhe ato të zhvilluara që kanë një mesatare prej 3000-4000 eurosh për frymë.

Lexo edhe: Shuma më e lartë për një person fizik/ Qytetari në Maqedoninë e Veriut siguron shtëpinë për 3.2 mln euro

Shqipëria ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Madje, sipas një raporti një vitin 2019 të dy shkencëtarëve amerikanë, vendi ynë ka riskun më të lartë për tërmetet në Europë me 10%.

Por pavarësisht kësaj dhe faktit që tërmetet e vjeshtës së vitit 2019 na tronditën nga themelet dhe lëkundjet sizmike vijojnë ende, shqiptarët presin që pronën e tyre t’ua sigurojë shteti dhe të mos marrin mbi supe përgjegjësinë mbi vete duke e siguruar pronën apo jetën.

Lexo edhe: Tjetër tërmet i fortë, në Lezhë qytetarët dalin në rrugë! Nevoja emergjente për sigurimin e shtëpive

Kjo lidhet edhe me një mentalitet dhe kulturë të trashëguar nga 45 vitet komunizëm ku shteti ishte pronar i gjithçkaje, edhe i jetës së qytetarëve. Dhe për çdo gjë përgjigjej ai.

Fatkeqësisht kjo situatë vijon të jetë e tillë edhe në vitet e demokracisë ku shqiptarët preferojnë të konsumojnë dy paketa cigare në ditë apo të ulen disa herë në kafe, ndërkohë ju duket shtrenjtë të sigurojnë shtëpinë e tyre me një kosto vjetore prej 1 euro për metër katror.

Edhe sa i përket shëndetësisë, qytetarët shqiptarë preferojnë të paguajnë me lekë në dorë në spitale private dhe jo të paraqiten me një kartë sigurimi të shëndetit dhe marrin shërbimet që kanë nevojë, siç ndodh rëndom në shtetet europiane.

Kush konsumon dy paketa cigare në ditë le të konsumojë një dhe të sigurojë banesën ose të blejë sigurimin privat të shëndetit ose të investojë në Fondin e Pensioneve për veten e tij.

Një qytetar që ka siguruar pronën, shëndetin, automjetin apo investon në një Fond Vullnetar Pensioni është më dinjitoz dhe më i pavarur nga shteti, jo vetëm financiarisht.

Lexo edhe: Çmimet e produkteve rriten, pensionet mbeten në vend/ 6 avantazhet e investimit në Fondin e Pensioneve SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat