Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi në aksin rrugor Milot-Morinë, paraditen e sotme.
Policia bën me dije se dy automjete janë përfshirë në aksident, pasi njëri prej drejtuesve, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me makinën tjetër.
“Për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B”, tha policia.
Milot/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Morinë, në Milot , mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.