19.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërplasen dy makina në aksin Milot-Morinë, 3 të plagosurit dërgohen në Tiranë

Përplasen dy makina në aksin Milot-Morinë, 3 të plagosurit dërgohen në Tiranë

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi në aksin rrugor Milot-Morinë, paraditen e sotme.

Policia bën me dije se dy automjete janë përfshirë në aksident, pasi njëri prej drejtuesve, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me makinën tjetër.

“Për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B”, tha policia.

Milot/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në Milot , mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat