18.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmePërplasen dy avionë ushtarakë, autoritetet njoftojnë për viktima

Përplasen dy avionë ushtarakë, autoritetet njoftojnë për viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kentucky të SHBA, ku janë përplasur dy helikopterë ushtarakë.

Incidenti tragjik ndodhi gjatë një fluturimi rutinë stërvitor mbi Trigg County. Helikopterët HH60 Blackhaëk të përfshirë u përplasën dhe u rrëzuan rreth orës 22:00 të së mërkurës në Fort Campbell, sipas një deklarate të lëshuar nga baza ushtarake.

Fati i ekuipazhit mbetet ende zyrtarisht i panjohur, megjithatë radio stacioni lokal WKDZ raportoi se ka disa të vdekur, duke cituar deklaratat e një oficeri ushtarak amerikan në vendngjarje. Menjëherë në zonë është thirrur Zjarrfikësja, e cila ka shuar flakët.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear shprehu frikën se disa anëtarë të ekuipazhit të dy helikopterëve kishin vdekur. Pritet të konfirmohet numri i viktimave si dhe të zbardhet shkaku i këtij aksidenti tragjik.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat