17.5 C
Tirana
Saturday, May 11, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytje në gjithë vendin, por shqiptarët ende të pasiguruar/ 9-mujori 2023, Sigurimet...

Përmbytje në gjithë vendin, por shqiptarët ende të pasiguruar/ 9-mujori 2023, Sigurimet nga fatkeqësitë natyrore më pak se 20 mln €

Ndërsa stuhia “Ciaran” po shkakton reshje të dendura e për rrjedhojë përmbytje në gjithë vendin, numri i shqiptarëve që kanë siguruar pronat nga përmbytjet, zjarret e fatkeqësitë natyrore është shumë i ulët.

Nga të dhënat më të fundit të Autotritetit të Mbikqyrjes Financiare rezulton se në total janë paguar për periudhën janar-shtator më pak se 20 milionë euro në gjithë vendin për sigurimin e pronave nga fakteqësitë natyrore.

Megjithëse me një rritje të lehtë krahasuar me vitin e shkuar, totali i parave të shpenzuara për këtë lloj sigurimi rezulton 2 miliardë lekë në shtator.

Volumi i primeve është shtuar me 19% krahasuar me një vit më parë, por mbetet shumë i ulët, duke parë se pjesa dërrmuese e kësaj shifre përbëhet nga kredimarrësit, të detyruar nga bankat të sigurojnë pronat për të mundësuar marrjen e kredive.

LEXO EDHESigurimi i Pronës, sot më i rëndësishëm se kurrë/ AMF: SIGAL UNIQA, më e besuara nga shqiptarët

Pjesën dërrmuese të kësaj vlere e zë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.33%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.77% të totalit.

PSE KJO SITUATË NË SHQIPËRI?

Ne, shqiptarëve na pëlqen të dëmshpërblehemi në një rast fatkeqësie por nuk na pëlqen dhe aq shumë të paguajmë paraprakisht.

Kjo ka dy arsye kryesore:

E para, për shkak të kaluarës komuniste ku për gjithçka përgjigjej shteti, kultura e sigurimit është shumë e ulët

E dyta, është mungesa e një sërë ligjesh që i bëjnë më të domosdoshme dhe më të rëndësishme sigurimet tek çdo qytetar.

Sot, Shqipëria shpenzon rreth 55 euro sigurime për frymë në vit, ndërsa vendet fqinje konsumojnë 3-4 fish më shumë, ndërsa Europa ka një mesatare prej 3000-4000 euro për frymë në vit për individ.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat