16.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPër të dytën ditë radhazi/ Rriten Euro dhe dollari. Ja me sa...

Për të dytën ditë radhazi/ Rriten Euro dhe dollari. Ja me sa po këmbehen sot

Euro shënoi për të dytën ditë radhazi një rritje të fortë në kursin e këmbimit me Lekun.

Sipas kursit të këmbimit, monedha europianepo këmbehet sot me 109 lekë, në rritje të mëtejshme nga dita e djeshme.

Euro është rritur me më shumë se 3 lekë që nga fillimi i kësaj jave, ndërkohë që ka prekur nivelin më të lartë që prej datës 1 qershor.

Rritja e Euros po vazhdon të tërheqë pas vetes edhe valutat e tjera të huaja. Dollari Amerikan u rikthye sipër vlerës së 100 lekëve për herë të parë që nga fillimi i muajit qershor.

Monedha amerikane këmbehet me 100 lekë.

Rritje në përmasa të ngjashme ka regjistruar edhe Paundi Britanik, që këmbehet sot me 126 lekë.

Sipas burimeve nga tregu, në ditët e fundit po vërehet një kërkesë e madhe për blerje nga bankat tregtare, veçanërisht nga njëra prej bankave të mëdha të sektorit. Periudha të tilla të shkurtra blerjesh janë vërejtur edhe herë të tjera gjatë këtij viti.

Një kërkesë e tillë mund të vijë si rezultat i një kërkese të lartë nga klientët e bankës ose për shkak të nevojës për të mbyllur pozicionet e hapura në valutë, nga shitjet e realizuara më parë.

Në këtë periudhë, është e vështirë të shpjegohet një kërkesë e madhe për valutë nga tregu, që të shpjegojë një rritje kaq të fortë të kursit të këmbimit të Euros.

Për momentin, as Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, një nga blerësit e mëdhenj në tregun valutor, nuk është duke kryer ndonjë procedurë të rëndësishme të importit të energjisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat