10.5 C
Tirana
Tuesday, March 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Për një të nesërme më të mirë për klientët tanë"/ UNIQA i...

“Për një të nesërme më të mirë për klientët tanë”/ UNIQA i bashkohet “Eurapco Alliance”

“UNIQA Insurance Group”, gjigandi austriak i sigurimeve, që pjesë të sajën ka edhe kompaninë shqiptare SIGAL UNIQA Group Austria, i është bashkuar “Aleancës Eurapco”.

E përbërë nga tetë kompani të pavarura evropiane të sigurimit, kjo aleancë siguron dhjetëra miliona evropianë dhe është aktive në të gjithë kontinentin.

Disa të dhëna mbi “Aleancën Eurapco”

  • Primet e shkruara vjetore –  56.8 miliardë euro
  • Punonjës – 62,989
  • Klientët totalë të të gjithë partnerëve – 43,4 milionë
  • Asetet nën menaxhim – 349,5 miliardë euro

Ky hap shkon paralelisht me programin tonë strategjik UNIQA 3.0, në të cilën kompania austriake është angazhuar prej disa vitesh tashmë.

Së bashku, ne do të kontribuojmë për një të nesërme më të mirë, të suksesshme dhe të qëndrueshme për klientët tanë, punonjësit dhe industrinë tonë”, shprehet Wolfgang Kindl, Anëtar i Bordit të Menaxhimit për Klientët dhe Tregjet Ndërkombëtare në “UNIQA Insurance Group”.

“UNIQA Insurance Group”, një ndër kompanitë më të mëdha në Austri dhe Evropë, ka një eksperiencë mbi 200-vjeçare duke datuar prej vitit të largët 1811 kur u themelua “Salzburger Landes-Versicherung”.

Sot, ajo mban emrin e saj në rangun e lartë të industrisë së sigurimeve, me rreth 22,400 punonjës, mbi 16 milionë klientë në 18 shtete, rreth 7 miliardë euro prime vjetore dhe 32 miliardë euro asete.

“UNIQA” ishte dallëndyshja e parë nga Europa që vendosi të investojë në tregun financiar shqiptar dhe atë të rajonit dhe sot është më e besuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

23 mars 2007 ishte data do të shenjonte një moment shumë të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe financiare të vendit por edhe të tregut të sigurimeve në veçanti: partneriteti SIGAL – UNIQA Insurance Group.

Me një shtrirje të aktivitetit të saj në 18 shtete të ndryshme të Europës, ku fliten gjuhë të ndryshme, ”UNIQA Insurance Group” është një komunitet që jeton dhe punon nëpërmjet diversitetit ku të 18 tregjet lidhen nën slloganin e përbashkët “jetojmë më mirë së bashku”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat