20.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPër herë të parë që nga 2021, Bitcoin kalon 57,000 dollarët

Për herë të parë që nga 2021, Bitcoin kalon 57,000 dollarët

Bitcoin kaloi 57 000 dollarë, për herë të parë që nga fundi i vitit 2021, mbështetur nga kërkesa e investitorëve si dhe nga blerjet e mëtejshme nga MicroStrategy.

Monedha digjitale fitoi deri në 4,4% duke arritur në 57,039 dollarë, përpara se të tregtohej me 56,085 dollarë në Londër.

Çmimi i Bitcoin është rritur me 32% që nga fillimi i vitit, duke e zgjatur rritjen edhe nga oreksi spekulativ për ‘’tokenat’’ më të vegjël si Etere dhe Dogemoneta.

Çfarë është monedha digjitale?

Monedha digjitale është një formë paraje, e disponueshme vetëm në formë elektronike. Pra, nuk ka një formë fizike dhe s’është një aset material, siç është paraja e prekshme apo mallra të tjerë si ari apo argjendi.

Është e paprekshme dhe mund të zotërohet e transaktohet vetëm duke përdorur kompjuterë ose portofola elektronikë të lidhura në internet.

Si çdo monedhë standarde, monedha digjitale mund të shërbejë gjithashtu për të blerë mallra dhe për të paguar shërbime. Megjithëse, përdorimi i tyre mund të jetë i kufizuar.

Monedha elektronike ndahet në kategori të ndryshme, si për shembull: kriptovalutat, monedha  virtuale dhe monedha digjitale e bankës qendrore, e cila është njësoj si kartëmonedhat, por thjesht ekziston në formë digjitale.

Transaksioni i parë i parë komercial me Bitcoin (BTC) u bë më 22 maj 2010, kur Bitcoin kishte pak më shumë se një vit i krijuar.

Laszlo Hanyecz vendosi të paguante 10 mijë Bitcoin (BTC) për dy pica të mëdha të Papa John. Ajo që vlente 2 pica në atë kohë, sot vlen mbi 500 milionë dollarë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat