16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPensionet private rriten edhe këtë vit, arrijnë në afro 33 mijë kontribues

Pensionet private rriten edhe këtë vit, arrijnë në afro 33 mijë kontribues

Numri i kontribuuesve në fondet e pensioneve private po i afrohet shifrës 33 mijë.

Të dhënat e nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri i kontribuuesve në fund të muajit shtator arriti në 32 932, me një rritje prej 6.16% që nga fillimi i vitit.

Lexo edhe: Raporti i AMF/ Lider me 44% të tregut, shqiptarët i besojnë pensionin privat Fondit SIGAL

Gjatë vitit 2021, këtyre fondeve iu janë shtuar më shumë se 1900 kontribuues. Për sa i takon vlerës së aseteve neto, ritmet e rritjes paraqiten edhe më të larta. Vlera e tyre në fund të muajit shtator të këtij viti arriti në 4.28 miliardë lekë ose rreth 35 milionë euro, në rritje me 18.9% që nga fillimi i këtij viti.

Tregu i pensioneve private në Shqipëri është ende i ri dhe zgjerimi i mirëfilltë i fondeve nisi vetëm një dekadë më parë, pas hyrjes së investitorëve me përvojë nga tregu bankar dhe ai i sigurimeve. Me gjithë ritmet e shpejta të rritjes në vitet e fundit, përmasa e tregut në vlerë ngelet ende mjaft e ulët.

Sipas të dhënave nga AMF, deri në fund të vitit të kaluar, rreth 56% e numrit të përgjithshëm të anëtarëve janë të përfshirë në plane individuale të pensionit vullnetar, ndërsa rreth 44% e tyre në plane profesionale të krijuara nga punëdhënësit për punonjësit e tyre.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 44% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 30.2%, Raiffeisen Pension me 22.9% dhe Albsig Pension me 3%.

Në fund të muajit shtator, fondi më i madh Sigal Pension, raportonte një kthim prej 3.69%, nga 3.68% që kishte qenë në mesin e këtij viti dhe 3.53% që kishte qenë për vitin 2020.

Ndërkohë, numri i kontribuesve në fondet private përbën më pak se 2.7% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend.

“Të bëhet e detyrueshme edhe skema e pensioneve private”

Më herët, në një intervistë për “A2 Bussines” në A2 CNN, eksperti i pensioneve dhe Këshilltari i Përgjithshëm i Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL, z.Naim Hasa u shpreh se edhe në Shqipëri “duhet të bëhet e detyrueshme edhe skema e pensioneve private”.

“Problemi i pensioneve sot është në të gjithë globin. Por, bota ka vendosur sisteme të alternuara: skema shoqërore të detyrueshme dhe skema private. Ne kemi një sistem me vetëm një kolonë: atë shtetëror. Duhet të jetë e detyrueshme edhe pjesa private. Kjo presupozon ndarjen e kontributit shoqëror në dy pjesë: një kontribut shoqëror që derdhet për të funksionuar skema për të mbajtur pensionistët dhe një kontribut vetëkapitalizues, që kur të dalë në pension, të marrë dy pensione. Në të gjitha vendet e Evropës, skemat funksionojnë me 3 apo më shumë kolona. Vetëm Shqipëria, Bosnja dhe Serbia kanë një sistem që bazohet në një kolonë”, u shpreh ndër të tjera Hasa.

Lexo edhe: ‘Qeveritë shkojnë e vinë, pensionet në vend rrinë’/ Pensionistja: Nuk mbushim dot as një dhëmballë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat