15.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreCovid-19Pfizer më i vendosur se kurrë, kërkesë zyrtare për miratimin e pilulës...

Pfizer më i vendosur se kurrë, kërkesë zyrtare për miratimin e pilulës Covid-19

Pfizer ka paraqitur këtë të partë përpara Administratës së Ushqimeve dhe Barnave në SHBA, kërkesën për autorizimin urgjent të pilulës për trajtimin e Covid-19.

Sipas Pfizer, konsumimi i pilulës redukton shtrimin në spital dhe vdekjen me 89%.

Nëse autorizohet nga FDA, pilula mund të ndihomjë në revolucionarizimin e luftës kundër Covid-19 duke lejuar njerëzit me rrezik të lartë nga virusi që të marrin kurimin oral në shtëpi, në vend që të shkojnë për trajtim në spital.

Pilula, e njohur si Paxlovid, bllokon aktivitetin e një enzime që i duhet virusit që të riprodhohet. Paxlovid përdoret në kombinim me një dozë të ulët ritonavir, një ilaç HIV, për të ngadalësuar metabolizmin e pacientit, duke lejuar që ilaçi të mbetet aktiv në trup në një përqendrim më të lartë për një periudhë më të gjatë për të luftuar virusin.

Nëse miratohet, Paxlovid do të administrohet në dy tableta 150 mg së bashku me një tabletë ritonavir 100 mg dy herë në ditë.

Më herët të martën, Pfizer njoftoi se do të lejojë prodhuesit e barnave gjenerike të prodhojnë pilulën përmes një marrëveshjeje licencimi me Medicines Patent Pool, një grup i shëndetit publik i mbështetur nga OKB.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat