11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPatenta pa meritë? 87% e drejtuesve me probleme ngelin në provimet e...

Patenta pa meritë? 87% e drejtuesve me probleme ngelin në provimet e ritestimit

87% e drejtuesve të mjeteve që kanë humbur të gjitha pikët e patentës, ngelin në ritestim.

Sipas DPSHTRR, janë nbi 900 shoferë që brenda një viti për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor u është dashur të rikthehen sërish në provim si në teori, ashtu edhe në praktikë, por vetem 13% e tyre kanë arritur ta rimarin sërish patentën.

Faban Saraçi, shefi i testimeve në Drejtorinë e Drejtuesve të Mjetit: Numri i të testuarve është 958 dhe nga këto fitues janë 127. Humbja e pikëve bëhet në bazë të shkeljeve të ndryshme që verifikohen nga policia.

Ndryshe nga ata që sapo kanë rimarrë patentën, pjesa më e madhe e drejtuesve që ritestohen kanë mangësi të theksuara në njohjen e rregullave elementare të qarkullimit rrugor, përfshi këtu edhe leximi i sinjalistikës vertikale dhe horizontale.

LEXO EDHEKëmbanë alarmi/ 162 aksidente rrugore dhe 229 persona të aksidentuar vetëm në janar

Djemtë janë shkelësit më të mëdhenj, duke zënë afro 95% e të ritestuarve në provimin e patentës.

“Më shumë janë djem, përsa i përket numrit të tyre jemi në 15 vajza”.

“Testi i Idiotit” praktikohet edhe në shtete si Gjermania dhe Italia, por në këto të fundit, nëse një drejtues mjeti nuk e rimerr testin e patentës, rrezikon t’i hiqet përfundimisht leja e drejtimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat