13.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPandemia në Europë shkurtoi 3.6 vite jetën në Shqipëri, shtim edhe të...

Pandemia në Europë shkurtoi 3.6 vite jetën në Shqipëri, shtim edhe të sëmundjeve kancerogjene

Pandemia Covid-19 e ka shkurtuar jetëgjatësinë në të gjithë Europën, por në Shqipëri dhe Bullgari efekti ka qenë më i madh.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se në vitin 2021, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 80.1 vjet. Në vitin 2019, jetëgjatësia në lindje ishte në 81.3 vjet, por më pas ra në 2020 në 80.4 (-0.9 vjet) dhe në 2021 u ul më tej (-0.3 vjet krahasuar me 2020), si rezultat i rritjes së papritur të vdekshmërisë për shkak të COVID -19.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se jetëgjatësia në lindje në Shqipëri në vitin 2021 ishte 75.5 vjet nga 79.1 vjet që ishte në vitin 2019, ose 3.6 vite më pak. Gjatë pandemisë Covid -19 Shqipëria pati normat më të larta të vdekshmërisë shtesë në Europë.

Në nivel vendi, jetëgjatësia më e lartë në lindje u regjistrua në Spanjë (83.3 vjet), Suedi (83.1 vjet), Luksemburg dhe Itali (të dyja 82.7 vjet), ndërsa më e ulëta ishte në Bullgari (71.4 vjet), Rumani (72.8 vjet). ) dhe Letonia (73.1 vjet).

COVID-19 DHE SHTIMI I SËMUNDJEVE KANCEROGJENE

Por pasojat e COVID-19 po vihen re edhe në shtimin e sëmundjeve kancerogjene.

Mjekët e shërbimit onkologjik në QSUT thonë se kjo situatë pritet të ndikojë te rritja e vdekshmërisë. Për 10 vitet e ardhshme, ata paralajmërojnë dyfishim të rasteve të reja me kancer nga plakja e popullsisë.

Mbi 6 mijë raste të reja me kancer identifikohen çdo vit në vendin tonë.

Sëmundjet kanceroze të diagnostikuara më shpesh në Shqipëri janë kanceri i mushkërive dhe kanceri i gjirit. Kanceret e lëkurës, megjithëse me rrezikshmeri më të ulët, jane gjithashtu shumë të shpeshta.

Këto 3 kategori semundjesh tumorale përbëjnë së bashku pothuaj 40% të të gjitha rasteve të reja të raportuara çdo vit nga sistemi shëndetësor.

Shtrimet në spital në sistemin shëndetësor publik nga sëmundjet kanceroze dhe tumorale kanë ardhur në rritje të vazhdueshme si për meshkujt edhe për femrat. Sëmundjet tumorale mbeten shkaku i dytë më i shpeshtë i fataliteteve, duke shkaktuar rreth 16% të vdekjeve çdo vit.

Duke parë se kurimi i sëmundjeve të tilla kërkon shpenzime të mëdha financiare, SIGAL UNQA Group Austria hodhi në treg një tjetër risi, “Sigurimi anti-Tumor”.

“SIGURIMI ANTI-TUMOR”

Në bashkëpunim me gjigandin Swiss Re dhe nën moton “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, SIGAL UNIQA Group Austria sjell për herë të parë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, “Sigurimi anti-Tumor”, një siguracion dedikuar vetëm kancerit malinj dhe tumorit beninj në kokë duke ofruar mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një prej këtyre dy sëmundjeve.

Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5 mijë euro deri në vlera 50 mijë apo më shumë.

Meqënëse dëmshpërblimi akordohet në formë cash, në mënyrë të menjëhershme nga SIGAL UNIQA vetë i siguruari vendos se si do ta shpenzojë këtë shumë për trajtimin e tij mjekësor.

Qytetari duhet ti përgjigjet vetëm një pyetje, “nëse aktualisht ka kancer apo është diagnostikuar më parë me të”. Në rast se i përgjigjet “Jo” kësaj pyetjeje, atëherë kualifikohet për t’u siguruar dhe nëse gjatë kohës që është i siguruar, diagnostikohet me këtë sëmundje me dy opinione të pavarura mjekësore që e konfirmojnë, atëherë të siguruarit i akordohet shuma e siguruar CASH dhe menjëherë.

Përfitimet e Sigurimit anti-Tumor:

  • Ndihma financiare që ju nevojitet në luftën kundër tumorit malinj.
  • Merrni përfitime në para për trajtimin e tumorit malinj
  • Dëmshpërblim në masën e shumës së siguruar në formë të menjëhershme.
  • Opinion i dytë mjekësor nga qendrat mjekësore më të specializuara në botë për çdo diagnozë të identifikuar
  • Tarifë mujore e përballueshme për këdo

Kush mund të sigurohet?

Çdo person që është rezident në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nga mosha 0-80 vjeç.

Çmimi? Në varësi të moshës dhe gjinisë së qytetarit.

Për më shumë informacione mund të kontaktoni në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat