9.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i BQK/ SIGAL UNIQA pa rivalë edhe në Kosovë, kompania më...

Raporti i BQK/ SIGAL UNIQA pa rivalë edhe në Kosovë, kompania më e besuar dhe ajo që paguan më shumë dëme

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës publikon të dhënat mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për muajin janar 2023.
Në sigurimet e Jo-Jetës, ku operojnë 12 kompani, primet e shkruara bruto janë rritur me rreth 1 milion Euro krahasuar me janarin e vitit 2022. Konkretisht nga 10,1 milionë Euro në mbi 11 milionë Euro.
Edhe sa i përket dëmeve të paguara, vihet re një rritje e konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nëse një vit më parë kompanitë paguanin mbi 4,4 milionë Euro, këtë vit shuma e paguar i kalon 8,2 milionë Eurot.
Siç shihet qartë edhe në statistikat e BQK, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA vijon të jetë lidere e tregut të sigurimeve në Kosovë. Ajo është kompania më e besuar nga qytetarët duke zënë rreth 19% të totalit të tregut dhe e para në pagimin e dëmeve me mbi 54%.
SIGAL UNIQA Kosovë vijon të jetë lidere e tregut edhe në Sigurimin nga Zjarri, Forcat e Natyres dhe Dëmtimet e tjera në Pronë me përkatësisht 60.43% të totalit.
Shtim i konsiderueshëm të dëmeve të paguara vihet re në sigurimet e Pronës, kjo lidhur edhe me përmbytjet e fundvitit të shkuar.
Edhe këtu, SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë rënditet kompania e sigurimeve që paguan më shumë dëme se çdo kompani tjetër.
Këto shifra tregojnë qartë forcën financiare të SIGAL UNIQA Kosovë, pjesë e “UNIQA Insurance Group” dhe përgjegjshmërinë kontraktuale përballë klientëve.
Sjellja korrekte e kompanisë dhe ofrimi për qytetarët i produkteve më të mira dhe novatore të sigurimeve ka bërë që SIGAL UNIQA të jetë në krye të tregut edhe sa i përket sigurimeve vullnetare.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova u krijua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizimin e SIGAL sh.a (themeluar në vitin 1999 në Tiranë) përmes blerjes së një shoqërie ekzistuese sigurimi.

SIGAL UNIQA Kosovë ka shtrirë shërbimin e saj si për nga numri i produkteve që ofron ashtu edhe gjeografikisht përmes dhjetëra degëve dhe agjencive në çdo skaj të Kosovës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat