8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetOBSH: Mungesa e aktivitetit fizik po sëmur miliona vetë

OBSH: Mungesa e aktivitetit fizik po sëmur miliona vetë

Mungesa e aktivitetit fizik ka pasoja katastrofike. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se gati 500 milionë njerëz mund të sëmuren brenda dhjetë viteve. Situata në Gjermani është veçanërisht dramatike.

Sëmundjet e zemrës, obeziteti, diabeti, depresioni, demenca – gati 500 milionë njerëz në mbarë botën pritet të preken nga këto dhe sëmundje të tjera në vitet 2020-2030, raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në “Raportin e aktivitetit fizik botëror 2022”. Dhe kjo është kryesisht për një arsye: sepse ata nuk bëjnë aktivitet fizik të mjaftueshëm.

LEXO EDHE: Rriten rastet e sëmundjeve të rënda/ “JETË PLUS” nga SIGAL UNIQA, zgjidhja ideale

Rekomandohen të paktën dy orë e gjysmë në javë

Sipas rekomandimeve të OBSH-së, të rriturit duhet të angazhohen në të paktën 150 minuta aktivitet fizik, ose dy orë e gjysmë në javë. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht stërvitje intensive, që ecja me biçikletë ose ecja me shpejtësi ndihmon për të qenë në formë më të mirë dhe për të parandaluar sëmundjet. Por edhe kaq, shumë njerëz nuk i bëjnë, veçanërisht në vendet e pasura.

OBSH ka llogaritur se në vendet e varfra nuk kanë aktivitet fizik të mjaftueshëm pak më shumë se 16 për qind e njerëzve, ndërsa në vendet me të ardhura të larta shifra është dy herë më e lartë.

Gjermania ka performancë të dobët                                

Rezultatet e Gjermanisë janë të dobëta shumë mbi mesataren: 44 për qind e grave dhe 40 për qind e burrave mbi moshën 18 vjeç duhet të jenë më aktivë, sipas OBSH-së. Situata është veçanërisht shqetësuese tek të rinjtë në Gjermani: 88 për qind e vajzave dhe 80 për qind e djemve nuk bëjnë mjaftueshëm aktivitete fizike.

Pandemia e koronas e përshpejtoi më tej tendencën drejt dembelizmit në aktivitetin fizik, analizon OBSH, e cila u kërkon vendeve anëtare të bëjnë më shumë – për shembull për të përmirësuar rrugët e biçikletave dhe rrugët e këmbësorëve në qytete.

Po të mos ndryshojë asgjë, mjekimi i njerëzve në mbarë botën, që janë sëmurë vetëm nga mungesa e aktivitetit fizik, do të kushtojë rreth 300 miliardë dollarë deri në vitin 2030. Një ekspert i OBSH-së tha në Gjenevë se këto para mund të përdoren për të trajnuar 100 milionë mjekë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u themelua më 7 prill 1948 në Nju Jork. Selinë e saj e ka në Gjenevë. Misioni i saj është të luftojë epidemitë dhe të forcojë sistemet shëndetësore. Ajo nis fushatat e vaksinimit, këshillon qeveritë dhe inkurajon informacionin, trajnimin dhe kërkimin. Rrjeti global i OBSH-së ka më shumë se 7000 punonjës, gjashtë zyra rajonale dhe 150 zyra lokale. Vendimet më të rëndësishme në lidhje me programin dhe buxhetin merren nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë e Anëtarëve, e cila mblidhet një herë në vit. /DW

LEXO EDHE: Paguaj primin dhe përfito mbulimet/ SIGAL kryeson tregun e sigurimeve të Shëndetit, dëme të paguara si asnjë tjetër

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat