10.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNuk ndalen ndërtimet në Tiranë/ Sipërfaqja e lejeve i afrohet rekordit të...

Nuk ndalen ndërtimet në Tiranë/ Sipërfaqja e lejeve i afrohet rekordit të 2019-ës

Vrulli i ndërtimeve në kryeqytet pritet që të vazhdojë të paktën dhe në një të ardhme afatmesme, si rrjedhojë e lejeve të shumta të ndërtimit që po vijojnë të jepen.

Sipas të dhënave të INSTAT, për 9 mujorin, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë ishte 1.25 milionë m2, me një rritje prej 65% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë.

Lexo edhe: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës

Sipërfaqja e lejeve të dhëna në janar-shtator 2021 po i i afrohet rekordit më të lartë të më shumë se një dekade, që u arrit në 2019-n, duke qenë vetëm 4.5% më e ulët. Nëse edhe tremujori i katërt vijon me të njëjtat ritme, 2021-shi mund të shënojë rekordin e viteve të fundit, teksa në muajt e fundit të 2016-s sipërfaqja e lejeve u reduktua ndjeshëm për shkak të stepjes nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në tremujorin e tretë sipërfaqja e lejeve të dhëna në kryeqytet ishte 435 mijë metra katror, rekordi i këtij viti dhe më e larta që nga tremujori i tretë 2019.

Sipas INSTAT, Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në Tiranë për 9 mujorin është 43.6 miliardë lekë, ose 355 milionë euro.

Në Tiranë, për 9 mujorin është dhënë 73% e totalit të lejeve në rang kombëtar. Në vend, gjithsej për 9 mujorin u dha leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 1.7 milionë metra katror, me rritje 62% në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s dhe 7% më pak se 2019-a.

Sipas njoftimit të INSTAT, në tremujorin e tretë 2021 janë miratuar gjithsej 442 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 262 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 68,7%.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2021, është 564.266 m2, nga 397.947 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 41,8 %.

Në tremujorin e tretë 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 22,5 miliardë lekë, nga 19,5 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 15,2%. /Monitor

Lexo edhe: Përse duhet sigurimi i pronës?

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat