13.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreCovid-19Izraeli regjistron rastet e para me variantin e ri të Covid që...

Izraeli regjistron rastet e para me variantin e ri të Covid që po alarmon gjithë Europën

Ndërsa bota po përballet me variantin e ri të Covid-19, Izraeli ka identifikuar rastet e para  të variantit të ri me 32 mutacione.

Ministria e Shëndetësisë izraelite njoftoi sot se varianti i zbuluar fillimisht në vendet e Afrikës Jugore, është identifikuar edhe në Izrael.

“Varianti i ri është gjetur te një person që është kthyer nga Malavi. Dy raste tjera janë identifikuar në njerëz që kanë ardhur nga jashtë”, ka thënë po ashtu Ministria, duke shtuar se të gjithë i janë nënshtruar masës së karantinës.

Të tre personat janë të vaksinuar, por nuk është specifikuar numrin e dozave apo lloji i vaksinës që kanë bërë.

Mbretëria e Bashkuar të enjten ndaloi fluturimet nga gjashtë vende afrikane ku u gjet varianti me mutacione të shumta dhe OBSH po mban një takim për të vendosur nëse do ta quajë B.1.1.529  ‘variantin  shqetësues’.

Gjithashtu sot Italia mbylli kufijtë për disa shtet  të Afrikës Jugore. Në shenjë të alarmit në rritje, Bashkimi Evropian propozoi sot  ndalimin e udhëtimeve nga Afrika Jugore.

Ajo që është shqetësuese është se varianti “mbart” 32 mutacione, që rezulton shumë infektiv. Është kombinimi i 32 mutacioneve që e bën atë më të rrezikshëm (rritje e incidencës së infeksionit të rëndë dhe rritje të vdekshmërisë) dhe më ngjitës.

Kjo do të thotë se do të jetë më e vështirë  për vaksinat  për të parandaluar infektimin e virusit në trupin e njeriut, pasi sistemi imunitar nuk do është në gjendje ta njohë  lehtë koronavirusin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat