9.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjëherë ja shembi tërmeti, pastaj ja dogji zjarri, familja mbetet në qiell...

Njëherë ja shembi tërmeti, pastaj ja dogji zjarri, familja mbetet në qiell të hapur/ Ende nuk keni një sigurim për pronën tuaj?!

Një banesë është shkrumbuar plotësisht në Sukth të Durrësit, duke lënë në qiell të hapur familjen prej 7 anëtarësh.

News 24 bën me dije se burimet nga njësia administrative e Sukthit kanë pohuar se zjarri ka shpërthyer rreth orës 23:30 të natës së shkuar ndërsa në banesë ka qenë vetëm kryefamiljari 61-vjeçar, Vebi Domi, i cili ka shpëtuar pa u lënduar.

Isha në gjumë vetëm kur mori zjarr batanija që isha mbuluar kam dalë jashtë. Kasollen e bagëtisë e kisha tre metra larg doja të nxirja lopën dhe dhitë por flakët i kishin përpirë. Nuk i nxora dot. Shtëpinë e kisha me llamarina mbuluar, po prisnim pranverën të ndërtonim shtëpinë e re se na e prishi tërmeti atë që patëm. Shteti na kompesoi sa na i kish dhënë 15,7 milionë lekë por edhe ato u dogjën. Nuk mora dot asgjë veç dola gjallë… Mu dogjën të gjalla bagëtitë. Mu dogj lopa që shisja qumështin e mbanim frymën gjallë . Mbetëm prapë pa shtëpi, pa katandi në një çadër”, tha në një lidhje telefonike kryefamiljari.

Vebi Domi kërkon ndihmë pasi ka mbetur sërish pa shtëpi në një çadër, por këtë radhë fatkeqësia është edhe më e madhe se ajo e tërmetit tre vjet më parë. Nga zjarri i janë djegur edhe bagëtia që ishin pasuria e vetme nga e cila shisnin qumësht të ushqeheshin familja 7 anëtarëshe.

Tre mjete zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, por gjithçka ishte djegur.

A na nevojitet sigurimi i shtëpisë?

Pa asnjë dyshim që po. Dhe nëse ndonjëherë keni menduar, ‘përse të investoj tani për një risk që mund të mos ndodhë kurrë në të ardhmen”, gaboheni. Ngjarje si tërmetet, përmbytjet, stuhitë apo edhe zjarret janë të paparashikuesehme. Ato  nuk bëjnë ndarje individuale, as politike, as shoqërore dhe as gjeografike. Ato godasin në mënyrë të befasishme.

Sigurimi është ai që të kthen në gjendjen e mëparshme dhe koha për tu kthyer në gjendjen e mëparshme është shumë e shkurtër. Sepse kompanitë e sigurimeve kanë fuqinë financiare t’ju paguajnë menjëherë dëmet e shkaktuara.

SIGAL UNIQA Group Austria është pjesë e një prej grupeve më të mëdha financiare në Europë, siç është “UNIQA Insurance Group”, në bashkëpunim me partnerë të tjerë më të mëdhenj në botë, të cilat kanë ndërtuar një portofol mbulimi për të gjitha këto rreziqe.

Çmimi? Sigurimi i Pronës ka një kosto shumë të ulët. Nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Ndërsa tani mund ta blini shumë thjesht edhe online në www.sigal.com.al. 

PAVARËSIA QË TË FALIN SIGURACIONET

Siguracionet i japin qytetarit personalitet dhe siguri për të qenë i mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.

Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar automjetin, pronën, shëndetin etj dhe për çdo paraqitet menjëherë atje dhe nuk ka nevojë të dijë as kush është partia në pushtet, kush është kryeministri, kush është ministri apo kryetari i bashkisë që të shkojë e të qëndrojë para zyrave të tyre për ndihmë.

Sigurimet e bëjnë një qytetar të pavarur ndaj atij nuk i intereson asgjë tjetër veçse kompania ku është siguruar. Ai nuk ka nevojë të sorollatet zyrave të shtetit për kompensim, siç ndodh rëndom në Shqipëri, por gjithçka ia kompenson kompania e sigurimit konform kontratës që kanë lidhur palët.

Edhe ne, shqiptarët, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë.

Sigurimi e shtëpisë mos e ler për nesër. Merr një ofertë tani duke shkruar në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

LEXO EDHE: Jetë, Shëndet, Pronë, Automjet…/ I pakonkurueshëm dhe gjithmonë një hap para të tjerëve, SIGAL UNIQA mbyll 2022 në krye të tregut të sigurimeve

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat