16.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Një tragjedi e paimagjinueshme"/ Shembja e urës në SHBA, vijojnë kërkimet. Dëmet...

“Një tragjedi e paimagjinueshme”/ Shembja e urës në SHBA, vijojnë kërkimet. Dëmet kolosale

10 mijë kontenierë ndodheshin në anijen që shembi urën “Francis Scott Key” në Baltimore në SHBA.

Kompania që kishte marë me qira anijen është daneze dhe një nga kompanitë më të mëdha në botë në transportin e kontenierëve.

Ajo transporton çdo gjë, nga veshjet dhe pjesët e makinave, pajisjet elektronike, makineritë e rënda etj.

Fillimisht pati dyshime se ky akt ishte terrorist, por vetëm pak minuta më parë, FBI në një deklaratë zyrtare tha se nuk kishin asnjë informacion specifik që kjo ngjarje të ketë lidhje me terrorizmin, apo një sulm i organizuar.

Ndërkohë autoritetet vijojnë kërkimet nën ujë për njerëz dhe automjete.

Raportet paraprake flasin për të paktën 20 viktima, ndërsa dy arritën të shpëtohen. Njëri prej tyre ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Ura 47-vjeçare, e gjatë 2,5 kilometra, është një lidhje kryesore në autostradën ndërshtetërore që rrethon qytetin e Baltimorës, një nga portet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara.

Ajo mori emrin e Francis Scott Key, autorit të tekstit të himnit kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Vlera e urës përllogaritet në rreth 1.2 miliardë dollarë.

Tregu i sigurimeve po përgatitet për një dëmshpërblim potencialisht të konsiderueshëm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat