19.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTop 10 makinat më të prodhuara për 2023-shin, Toyota dominon me 4...

Top 10 makinat më të prodhuara për 2023-shin, Toyota dominon me 4 modele

Shoqëria franceze e kërkimeve mbi makinat elektrike Inovev publikoi së fundi një studim të plotë mbi prodhimin dhe shitjet e makinave për vitin 2023.

Tesla me modelin e saj “Model Y” rënditet në vendin e parë, ndërsa në Top 10 bie në sy gjigandi japonez “Toyota”, i cili zë plot 4 pozicione me një numër total shitjesh prej 3,151,635 njësish.

Dhjetë nga 25 modelet e para në renditje janë:

1.Tesla Model Y: 1,137,885 njësi

2.Toyota RAV4: 989,517

3.Ford F-Series: 933,198

4.Toyota Corolla: 869,228

5.Honda CR-V: 679,832

6.Ram Trucks: 651,581

7.Toyota Hilux: 646,975

8.Toyota Camry: 645,915

9.BYD Song: 645,264

10.Tesla Model 3: 636,519

“Toyota Motor Corporation” është një prodhues japonez automjetesh me seli qëndrore në Toyota City, Aichi, Japoni.

Kompania u themelua nga Kiichiro Toyoda dhe u inkorporua më 28 gusht 1937.

Toyota është prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, duke prodhuar mbi 10 milionë automjete në vit.

Në Shqipëri, gjigandi aziatik përfaqësohet nga “Toyota Albania – Alto shpk”, i cili shërben sipas të gjitha standarteve të markës.

Ekipi me përvojë, me inxhiniere të çertifikuar nga Toyota, ofron vazhdimisht ekspertizë me qëllim që të ndihmojë klientët në plotësimin e të gjitha kërkesave dhe problemeve të tyre.

Përveç shitjeve të çdo modeli në sallon, në Servisin e autorizuar të “Toyota Albania”, kryhen shërbime si:

  • Diagnostikim i defektit me aparaturë kompjuterike
  • Diagnostikim në banko-provë për sistemet e frenimit, drejtimit dhe amortizimit
  • Punime motorike të pjesshme dhe kapitale
  • Punime xhenerike të pjesshme dhe kapitale
  • Punime llamarine të pjesshme dhe kapitale
  • Punime me sistemin hybrid
  • Lyerje me bojë
  • Punime elektroauto
  • Montim vetëm i pjesëve origjinale
  • Asistence teknike nga TOYOTA
  • Konvergjencë
  • Montim, çmontim dhe ballancim gomash
  • Shërbim i plotë për sistemin e ajrit të kondicionuar
  • Garanci për të gjitha shërbimet e kryera

Në servisin e autorizuar “Toyota Albania” do të keni mundësinë të riparoni automjetin tuaj vetëm me pjesë këmbimi origjinale.

LEXO EDHE: E vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat