Sipas raportit të AMF, për periudhën janar-prill 2026, SIGAL Insurance Group njeh një rritje të ndjeshme të sigurimeve vullnetare.
Konkretisht, e gjithë industria e sigurimeve regjistron një mesatare 35.01% si peshë specifike të sigurimeve vullnetare në raport me totalin e primeve të shkruara bruto përgjatë katërmujorit të parë të vitit.
SIGAL IG, regjistron një mesatare ndjeshëm më të lartë se sa mesatarja e tregut, 49.05% e sigurimeve të kompanisë përgjatë periudhës janar-prill 2026 janë sigurime vullnetare.
Në 7.54 miliardë lekë vëllim total të primeve bruto që regjistron e gjithë industria e sigurimeve për 4-mujorin e parë të vitit 2026, vetëm 2.64 miliardë lekë janë prime të regjistruara në sigurimet vullnetare, ose 35.01%.
Një peshë e lartë e sigurimeve vullnetare në totalin e primeve konsiderohet tregues i forcës dhe maturitetit të një kompanie sigurimesh, pasi këto produkte blihen me zgjedhje dhe jo nga detyrimi ligjor. Kjo nënkupton besim më të madh të klientëve, portofol më të diversifikuar, marzhe më të mira fitimi dhe varësi më të ulët nga segmentet e detyrueshme, si sigurimi motorik.
Gjithashtu, kompanitë me një pjesë të madhe të sigurimeve vullnetare kanë klientë më besnikë, mundësi më të mëdha për shitje të produkteve të tjera, rezistencë më të lartë ndaj ndryshimeve rregullatore dhe luhatjeve të tregut, duke siguruar stabilitet dhe rritje më të qëndrueshme në afatgjatë.




