Në Berat u zhvillua takimi i përbashkët i stafit dhe rrjetit të agjentëve të SIGAL, i fokusuar në analizën e performancës së deritanishme, vlerësimin e arritjeve të realizuara dhe prezantimin e objektivave strategjikë për vitin 2026 dhe perspektivën afatgjatë të kompanisë.
Ky takim përfaqësoi një moment të rëndësishëm reflektimi dhe koordinimi, ku diskutohen prioritetet kryesore të zhvillimit, forcimi i standardeve të shërbimit, rritja e mëtejshme e cilësisë dhe zgjerimi i mundësive për klientët tanë.
I mbështetur në eksperiencën shumëvjeçare, profesionalizmin e ekipit dhe besimin e mijëra klientëve, SIGAL vijon të ndërtojë me përgjegjësi vizionin e së ardhmes, duke mbetur i përkushtuar ndaj inovacionit, qëndrueshmërisë dhe ekselencës në tregun e sigurimeve.
SIGAL 2.0, një etapë e re zhvillimi, e ndërtuar mbi rezultate, besim dhe ambicie për të ardhmen.





