8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga sigurimi i shëndetit dhe i makinës, tek i pronës/ Përfitimet nga...

Nga sigurimi i shëndetit dhe i makinës, tek i pronës/ Përfitimet nga anëtarësimi online në Fondin SIGAL

Fondi i Pensioneve Private SIGAL, më i madhi i llojit të tij në Shqipëri, duke zënë 45% të tregut, vjen gjithmonë me risi për klientët e tij.

Përveç produkteve që ofron, të njëjta me homologet e tij në Europën, Fondi SIGAL sjell vazhdimisht lehtësira për qytetarët të cilët i besojnë atij qetësinë financiare në moshën e tretë.

Fondi SIGAL ka lançuar një mundësi të re: anëtarësim në fond vetëm me një klik, përmes celularit apo laptopit tuaj, pa patur nevojë të paraqiteni në zyrat e tij.

Vizitoni websiten-n e Fondit SIGAL, klikoni në linkun: https://fondisigal.com.al/anetaresohu/, aksesoni plotësimin online të formularit të anëtarësimit dhe automatikisht bëheni pjesë e Fondit më të madh të Pensioneve në Shqipëri duke kursyer kohë dhe para.

Çdokush që anëtarësohet Online në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL përfiton menjëherë zbritje:

  • Deri në 30% në rrjetet në klinikat dhe Spitalet e rrjetit SIGAL
  • 50% në fizioterapi në Klubin e Shëndetit SIGAL
  • 25% në sigurimin e pronës dhe pasurisë
  • 15% zbritje në sigurimin e automjetit KASKO.

Por nuk mbaron me kaq!

Fondi SIGAL nuk do të kursejë as dhuratat për klientët e saj të rinj.

Çdo i anëtarësuar i ri online i Fondit do të përfitojë dy bileta falas sa herë që Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në vendin tonë.

CEO i Fondit SIGAL, Z.Elvis Ponari duke u dhuruar biletat e ndeshjes Shqipëri-Izrael dy anëtarëve të fondit. 

Fondi i Pensionit Vullnetar Sigal i ka fillesat e veta në vitin 2006 dhe administrohet nga Shoqëria Administruese e Fondeve SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA  sh.a prej vitit 2011. Dhe që prej krijimit është lider në treg.

Historia e tij është histori suksesi ku fondi ka shënuar çdo vit rritje të aseteve të anëtarëve, duke konfirmuar dhe forcuar besimin e anëtarëve të fondit tek SIGAL për të siguruar atyre ruajtjen e standardit të jetesës në moshën e pensionit.

Gjatë 3 viteve të fundit Fondi është rritur në asete neto me rreth 1 miliard lekë ( +87 %).

Bazuar në ritmin e rritjes së viteve të fundit, parashikohet që vlera e aseteve neto të Fondit të Pensionit Vullnetar SIGAL do mund të arrijë në 100 milionë euro në vitet 2030.

Çfarë është Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL?

Fondi është grup asetesh në pronësi të anëtarëve të tij. Në mënyrë të thjeshtuar fondin mund ta konsiderojmë si një pronësi ku secili anëtar ka aksionet e tij, në bazë të shumës së parave të investuara nga secili prej tyre.

Ky Fond, që aktualisht ka kaluar vlerën e aseteve në mbi 20 milionë euro, administrohet nga Shoqëria Administruese e Fondeve SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a., me qëllim maksimizimin e kthimit nga investimi nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve.

Në Fondin e Pensionit SIGAL mund të anëtarësoheni kurdo dhe të kontribuoni në llogarinë e tuaj të pensionit sipas mundësisë financiare.

Ndërsa kurseni në llogarinë tuaj të  pensionit, ju fitoni interes të përbërë gjatë një periudhe shumëvjeçare.

Sa më herët të filloni të investoni në një pension, aq më shumë do të përfitoni, pasi vetë interesi fiton më shumë interes dhe e gjithë llogaria juaj rritet më shpejt. Kontributet tuaja konvertohen në numër kuotash që përfaqësojnë pjesën tuaj të pronësisë në Fondin e Pensionit SIGAL.

Mos harroni! Koha fluturon shumë shpejt. Sa më shpejt të anëtarësoheni në Fondin e pensionit SIGAL aq më mirë për ju.

Fondi SIGAL e ardhmja jonë së bashku!

Kontaktoni këshilltarët e Fondit SIGAL dhe informohuni se si mund të investoni për të ardhmen tuaj dhe të familjes:

Tel: +35544511666

Email: [email protected]

Web: www.fondisigal.com.al

LEXO EDHE: Si të paguani më pak taksa duke investuar për pension pranë Fondit SIGAL

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat