27.5 C
Tirana
Monday, May 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreNga luftërat në Azi, tek përmbytjet dhe cunami/ "Profecitë" e frikshme të...

Nga luftërat në Azi, tek përmbytjet dhe cunami/ “Profecitë” e frikshme të Nostradamus për 2024-ën

Çdo vit në këtë periudhë publikohen profecitë e Nostradamusit. Michel de Nostradamus, ose thjesht Nostradamus, ishte një figurë e diskutueshme e shekullit të 16-të.

Ai u bë i njohur për librin e tij “Les Propheties”, i shkruar në vitin 1555, ku një pjesë e madhe e lexuesve i atribuojnë atij parashikimin e shumë ngjarjeve të mëdha historike.

Nostradamus jetoi në një periudhë (1503-1566), ku njerëzit ia atribuonin metafizikës atë që nuk mund ta shpjegonin me logjikë.

Ndër të tjera, francezit i njihet merita për parashikimin e marrjes së pushtetit nga Adolf Hitleri, vrasjen e JF Kennedy dhe ngjarjet tragjike të 11 shtatorit.

Gjithashtu, për vitin 2022 ai kishte parashikuar se mjalti do të kushtonte më shumë se dylli, duke folur përgjithësisht për rritje çmimesh.

Por, meqënëse jemi në fund të vitit 2023 dhe po numërojmë mbrapsht për ardhjen e vitit të ri, le të shohim se çfarë do të ndodhë me planetin në muajt në vijim.

Një nga parashikimet më shqetësuese të Nostradamusit për vitin 2024 është mundësia e konflikteve të luftës në Azi.

Parashikimet e tij sugjerojnë një konflikt me një “kundërshtar të kuq”, të cilin studiues të tillë si Mario Reading, autor i “Profecive të Nostradamusit”, e interpretojnë si një referencë të mbuluar për Kinën.

Gjithashtu, përmendja e “oqeanit të madh të frikës” ka çuar në spekulime për një konfrontim të mundshëm që përfshin vendet e NATO-s, duke ngritur frikën e përshkallëzimit ushtarak, apo edhe të luftës.

Profecitë e Nostradamusit për vitin 2024 përfshijnë edhe fatkeqësitë mjedisore. Futurologu francez parashikon “përmbytje të mëdha”, “tsunami” dhe “uri në rritje në botë”. Këto ngjarje tregojnë një vit me vështirësi të konsiderueshme për njerëzimin.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

Nostradamus shkruan gjithashtu për një inteligjencë artificiale që do të krijojë “çudi teknologjike” në vitin e ardhshëm dhe për “përparime novatore” në mjekësi, veçanërisht në fushën e transplanteve të organeve.

Lista e Nostradamusit përfshin Buckingham edhe për një vit. Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla, sipas parashikimeve të tij, do të përballen me sulme të vazhdueshme dhe do të abdikojnë, duke tronditur themelet e monarkisë britanike.

Së fundi, parashikimet përfshijnë një ndryshim në udhëheqjen e Vatikanit. Me Papa Françeskun në moshë të “thyer”, Nostradamus lë të kuptohet për zgjedhjen e një Papa të ri dhe përshkruan procesin që duhet ndjekur.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat