15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga kryerja e praktikave tek shkëmbimi i eksperiencave/ Shoqata e Siguruesve të...

Nga kryerja e praktikave tek shkëmbimi i eksperiencave/ Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, marrëveshje bashkëpunimi me Universiteti “Barleti”

Sot, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretarja e Përgjithshme Mimoza Hajdarmataj dhe Universiteti “Barleti”, i përfaqësuar nga Prof. Dr. Suzana Guxholli firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka si objekt të saj:

– Identifikimin e mekanizmave të nxitjes së punës kërkimore shkencore të universitetit dhe zbatimit praktik të tyre, nxitjen dhe motivimin për punime shkencore të studentëve dhe kandidatëve për marrjen e titujve akademikë që krijojnë/ kryejnë punime shkencore, kërkimore, akademike e universitare në sektorin e sigurimeve;

– Ofrimin nga ana e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, të mbështetjes për punën kërkimore shkencore në tema të lidhura me fushat financiare të sigurimeve, të politikës së mbrojtjes dhe transferimit të rriskut dhe marrëdhënieve profesionale në shërbimet financiare;

– Realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore shkencore në fusha të ndryshme që lidhen me këtë sektor.

– Kryerjen e praktikave dhe të proceseve mësimore të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë pranë Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë si dhe kompanive të sigurimeve.

– Shkëmbimin e përvojës së dyanshme të palëve në lidhje me menaxhimin insitucional;

– Pjesëmarrje të përbashkëta të palëve në konferenca, seminare, evenimente dhe takime akademike, realizimin e aktiviteteve dy palëshe si dhe publikimeve të përbashkëta kërkimore shkencore;

– Ofrimin e ekspertizës nga ekspertët e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë në funksion të përsosjes së kurrikulës së kurseve të ofruara nga Fakulteti i Ekonomisë, Qeverisjes dhe Drejtësisë së këtij universiteti.

Gjithashtu, u zhvillua edhe një orë e hapur me studentë dhe pedagogë, mbi sigurimet dhe rëndësinë e tyre, gjatë së cilës pati shumë interaktivitet nga ana e studentëve të interesuar për të njohur konceptet e riskut, transfetimit të tij dhe produkteve të sigurimeve vullnetare e të detyrueshme që ekzistojnë sot në treg.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat