16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga e enjtja, edhe Serbia ndalon eksportin e grurit! Si ndikon kjo...

Nga e enjtja, edhe Serbia ndalon eksportin e grurit! Si ndikon kjo në Shqipëri

Serbia ka ndërmarrë një hap për ndalimin e eksportit të vajit vegjetal, misrit, mishit dhe miellit duke nisur nga  ditë e enjte.

Presidenti Aleksandër Vucic tha se kjo lëvizje ndërmerret për të stabilizuar çmimet në rast se Rusia vendos të ndalojë eksportin e grurit dhe misrit.

Ditët e fundit, eksporti i vajit vegjetal kapërceu me 109 % krahasuar me çmimin mesatar, ndaj na duhet të veprojmë”, është shprehur presidenti serb në një interviste për median ‘B92’.

Në fund të janarit, qeveria zgjati me 90 ditë ngrirjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore, mes të cilave miellit, vajit e mishit si një përpjekje për të zbutur ndikimin e inflacionit në standartet e jetëses në vend.

Referuar të dhënave zyrtare, në 2021 vendi parashikohej të eksportonte 1.8 milionë ton grurë dhe 1.6 milionë ton misër.

Sa ndikon ky vendim në Shqipëri?
Nëse analizojmë tregun shqiptar, rezulton se Shqipëria arrin të prodhojë vetë 65 % të nevojës së drithërave për konsum.  Pjesa tjetër, 35 % vjen nga importi. Në listën e vendeve të importit kryesojnë Rusia e ndjekur nga Serbia për të vijuar më pas nga Franca dhe Ukraina.
Nëse analizojmë Serbinë, rezulton se në ‘tortën” e importit, Serbia zë  36 % të saj duke e kthyer atë në një pozicion të rëndësishëm në treg. Tregu shqiptar i miellit është duke u orientuar drejt tregjeve të reja pas konfliktit në Rusi, dhe mbetet për t’u parë nëse ky orientim ka qenë drejt Serbisë më së shumti, çka mund të ketë rritur dhe më shumë peshën e saj apo ndaj tregjeve perëndimore.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat