10.5 C
Tirana
Tuesday, March 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga Check up dhe vizita falas te zbritjet në klinikat më të...

Nga Check up dhe vizita falas te zbritjet në klinikat më të mira në vend/ Mundësi pa fund me “TeleShëndet”

Shëndeti ynë ka nevojë të vazhdueshme për vizita dhe kontrolle mjekësore në mënyrë që të kontrollojmë parametrat dhe ti paraprijmë çdo sëmundje të mundshme. Sepse parandalimi i sëmundjeve është më i rëndësishëm sesa kurimi i tyre.

Për këtë ka menduar SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider në tregun e sigurimeve, përmes paketa të sigurimit të shëndetit, unike për tregun shqiptar.

Përveç Kartave Gold, Silver dhe Standard, SIGAL UNIQA prej tre vitesh ofron edhe shërbimin “TeleShëndet”.

Një ide novatore, unike për Shqipërinë e cila nuk ofrohet nga askush tjetër dhe që ofron mundësinë çdo individi apo familjeje të ketë mjekun në celular apo laptop gjatë 24 orëve të ditës, kudo ndodhen.

Por me kalimin e muajve, “TeleShëndet” nga SIGAL UNIQA është pasuruar me më shumë benefite që lehtësojnë përditshmërinë e klientëve të saj.

Përveç mundësisë së konsultimit me audio dhe video me mjek të përgjithshëm 24 orë të ditës, 7 ditë të javës, “TeleShëndet” ofron edhe:

  • Check up 1 herë në vit
  • 50% zbritje për çdo ekzaminim gjatë shtatzanisë suaj
  • 50% zbritje për ekzaminime laboratorike (echo, analiza)
  • 20% zbritje për shërbimin e “Infermierit në shtëpi”
  • Vizitë okulisti falas
  • Xhama syzesh me zbritje
  • Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
  • Fizioterapi me zbritje në Klubin e Shëndetit SIGAL
  • Palestër me çmim preferencial
  • Shërbime estetike me çmim preferencial
  • Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHËNDET

Rrjetin SIGAL bëjnë pjesë klinikat dhe laboratorët më të mirë, me standardet më të larta ku mund të gjeni staf të specializuar, shërbim elitar dhe teknologjinë e fundit për kryerjen e të gjitha kontrollove mjekësore.

“TeleShëndet” mund të përdoret edhe gjatë gjithë qëndrimeve jshtë Shqipërisë, për punë apo turizëm. Mjafton internetin dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me nje mjek të licensuar.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë, mos e prishni rehatinë tuaj. Aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.

Një shërbim të tillë, me një kosto modeste dhe një sërë përfitimesh, nuk mund ta gjeni askund tjetër. Ndaj mos humbisni kohë.

Shkarkoni TANI aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.

Të kesh mundësinë e kontaktit me një mjek atëherë kur do ti, është një luks i madh dhe një garanci për një jetë sa më të shëndetshme…

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat