12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNënvarianti i Omicron, Ba2 vjen në Shqipëri. Epidemiologu: Përhapet shumë lehtë, ja...

Nënvarianti i Omicron, Ba2 vjen në Shqipëri. Epidemiologu: Përhapet shumë lehtë, ja simptomat

Vetëm tri ditë pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve liroi masat shtrënguese, një tjetër kërcënim shfaqet për popullatën.

Bëhet fjalë për variantin e variantit Omicron, Ba2, lehtësisht i përhapshëm. Janë laboratorët e referencës në Berlin, ata që kanë konfirmuar disa nga mostrat e dërguara me mutacionin e Omicron, i cili ka prekur shumë vende të Evropës.

Nga ana tjetër, të dhënat zyrtare flasin për një rritje të lehtë të rasteve aktive gjatë javës së fundit, nga 440 në afro 520 raste.

MUTACIONI

Informacioni për praninë e Ba2 në vendin tonë ka dalë nga Instituti i Shëndetit Publik me të marrë përgjigjen nga laboratori i Berlinit, i cili mes shumë mostrave të dërguara, disa kanë rezultuar me Omicron e të tjera me mutacionin e tij.

Deri në orët e vona të ditës së djeshme, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, por që, të pyetur nga gazeta, nuk e kanë mohuar lajmin në fjalë.

Në fakt, prej javësh specialistët kishin dyshime për qarkullimin e një varianti tjetër të koronavirusit, edhe më të transmetueshëm se Omicron, pasi ditët e fundit infektimet filluan serish rritjen.

Nga ana klinike, shenjat dhe simptomat janë të njëjta vetëm është vërejtur nga eksperienca në shtetet ku po qarkullon ky variant, ka një kohëzgjatje më të gjatë sesa varianti bazë Omicron. Klinicistët kanë vënë re që mund të japë diskomfort të barkut ose një diarre të lehtë. Ky nënvariant po qarkullon në shumë vende të Europës dhe rajonit. Momentalisht, në Shqipëri nuk është vërtetuar, por nuk përjashtohet mundësia e qarkullimit. Është çështje kohe që të hyjë në Shqipëri përderisa qarkullon në Europë e rajon”, thotë epidemiologu Artan Simaku.

Nënvarianti i Omicron ka rritur numrin e të infektuarve në shumë shtete në Europë si Itali, Francë, Gjermani, Greqi. Por ndërkohë në Angli është shfaqur një tjetër nënvariant i Omcron Xe në 600 persona, i cili ka shfaqur 10% infektueshmëri me shumë se Ba2.

LEXO EDHE: Dy vite pandemi në Shqipëri / Si i ndihmoi SIGAL UNIQA mijëra qytetarë

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat