6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë spitale 8 javë për analiza dhe ekzaminime/ Sigurimi Privat i Shëndetit,...

Në spitale 8 javë për analiza dhe ekzaminime/ Sigurimi Privat i Shëndetit, mbrojtja më e mirë kur keni më shumë nevojë

Pacientët të cilët vijnë nga rrethet të ndryshme të vendit  për t’u konsultuar me mjekun specialist në qendrën spitalore universitare apo për të përfituar medikamente me rimbursim duhet që më parë të kenë plotësuar një listë me analiza, dhe këto të bëra të gjitha nëpër klinika private.

Dhe për të ardhur për një konsultë duhet të kesh xhepat plot, pasi përveç parave që shpenzojnë për analiza mjekësore duhet të shtosh edhe shpenzimet e rrugës vajtje-ardhje.

Ku i bëre analizet?

– Në privat.

Sa kushtuan?

– 45 mijë lekë të vjetra shto dhe 21 mijë lekë të vjetra autobusi.

Këtij qytetari nga Korça i është dashur të shpenzojë vetëm të ardhur për konsultën e ditës së sotme 87 mijë lekë të vjetra dhe kjo pa llogaritur as dhe një shishe ujë për të pirë.

7 mijë lekë biletë autobusi  x 3 persona = 21 mijë lekë të vjetra + kthim = 87 mijë lekë.

– Ç’të bëjmë nga e keqja duam të marrim ilaçet e të shpëtojmë”.

-Si rreth na kap Elbasani. I bëmë në Belsh, privat.

Sa harxhuat? 

-As nuk i kam llogarit. Kam dy muaj që vij vërdallë.

-Po këta thonë 8 javë. Ku pret puna dy muaj.

Por nuk janë vetëm analizat pasi qytetarët paguajnë edhe për eko apo ekzaminime të tjera, raporton Top-Channel.

Sigurimi Privat i Shëndetit, mbrojtja më e mirë atëherë kur ke më shumë nevojë

SIGAL ishte kompania e sigurimeve që, përmes “UNIQA Insurance Group”, solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit.

Ndërsa sot, me produkte si “Jetë Plus”, “TeleShëndet” apo Kartat e Shëndetit Gold, Silver apo Standard është kthyer në një prej kompanive më novatore në vend dhe më e preferuara për ti besuar shëndetin e vetes, familjes apo punonjësve në rastet e bizneseve.

SIGAL UNIQA, përveç produkteve të saj unike në treg, dëshiron që çdo përvojë e juaja të jetë jo vetëm e thjeshtë, por gjithashtu e mbushur me privilegje, udhëzime dhe mundësi në përputhje me nevojat, kërkesat dhe pritshmëritë tuaja.

Çfarë është Sigurimi Privat i Shëndetit?

Nëse ju do të trajtoheni privatisht për shëndetin tuaj, ky sigurim do të mbulojë shpenzimet financiare për të gjitha faturat mjekësore në varësi të mbulimit përkatës të sigurimi privat të shëndetit që ju keni zgjedhur.

Me Sigurimin Privat të Shëndetit, ju do të diagnostikoheni dhe do të trajtoheni me shpejtësi, duke iu mundësuar, siguruar dhe garantuar referimin e menjëhershëm tek një mjek në një spital apo klinikë private sipas kohës dhe vendit më të përshtatshëm për ju.

Me Sigurimin Privat të Shëndetit, ju do të keni shumë mundësi zgjedhjeje në spitalet/klinikat private nga Rrjeti Mjekësor i SIGAL UNIQA, të cilat ofrojnë pajijsje të fjalës së fundit të teknologjisë që diagnoza dhe trajtimi të mos jenë një rastësi fatlume të përzgjedhur, të cilat nuk do të jeni në gjendje që t’i merrni si shërbime nëse do të jeni një pacient normal në sistemin shtetëror.

Pra, Sigurimi Privat i Shëndetit është mundësi për mbulimin 100% të kostove financiare që duhet të përballojë çdo individ në rast se pëson një aksident apo sëmundje të papritur.

Përfitimet kryesore të sigurimit privat të shëndetit janë:

  • Diagnostikim më të shpejtë
  • Trajtim nga mjekë profesorë të fushës
  • Zgjidhni midis një rrjeti të gjerë spitalesh dhe klinikash private
  • Trajtim mjekësor në klinikat dhe spitalet më të specializuara në të gjithë Europën dhe jo vetëm…

Cilat janë alternativat e sigurimi privat të shëndetit?

SIGAL UNIQA ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare dhe paketa sigurimi për punonjësit e kompanive. Ato ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore, duke filluar nga: check up-i vjetor; trajtimet spitalore; trajtimet ambulatore; ilaçe; kujdesin për sytë dhe dhëmbët; ndjekje të shtatzanisë etj.

 “JETË PLUS”

Nëse sigurimi i shëndetit në tërësi është një sigurim për çdo sëmundje, “JETË PLUS” në vecanti është një mbulim me prim më ekonomik që i dedikohet vetëm sëmundjeve tepër të rënda dhe që kërkojnë trajtim të kushtueshëm.

Cilat Sëmundje mbulon “JETË PLUS”?

  • Tumoret malinje (kanceri)
  • Ndërhyrjet kirugjikale në zemër (by pass dhe riparim ose zevendesim i valvulave koronare)
  • Ndërhyrjet kirugjikale në kokë
  • Ndërhyrjet kirugjikale në shtyllën kurrizore
  • Transplantet nga një dhurues i gjallë

Kjo policë sigurimi mundëson:

  • Konfrmimi i diagnozës tuaj nga mjekë të huaj
  • Ndërhyrja kirugjikale dhe trajtimi jashtë vendit
  • Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizmin apo për ta paguar.

A i mbulon shpenzimet jashtë spitalit? Po

–   Procedura e gjetjes dhe pagesa e biletës së udhëtimit vajtje-kthim për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron

–  Procedura e gjetjes dhe pagesa e hotelit për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron

–  100 euro në ditë për cdo ditë qëndrimi jashtë vendit

Çmimi vjetor? 160 euro për fëmijët dhe 230 euro për të rriturit.

LEXO EDHE: Beteja me kancerin e gjirit/ Qytetarja nga Vlora: Falë SIGAL u kurova në spitalin më të mirë të Italisë

KARTAT E SHËNDETIT SIGAL

  1. STANDARD

Deri në 50,000 Euro mbulim, ku përfshihen:

– Kujdes parandalues (Check Up) – në klinika private

– Diagnostikim – çdo ekzaminim mjekësor, që rekomandon një mjek specialist për të identifikuar një diagnozë

– Trajtim mjekësor (çdo nderhyrje kirugjikale me shtrim apo shtrim spitalor si edhe seancat me kemioterapi e radioterapi në rast sëmundjesh malinje)

–  Kujdes për shikimin – vizite për sytë dhe xhama e lente optike

–  Ndjekjae e shtatzanisë (deri në 50% zbritje me aktivizimin e Kartës Teleshëndet)

–  Kujdesi për dhëmbët (vizitë dentare dhe higjenizim)

–  Rehabilitim me fizioterapi (seanca fizioterapie pas një sëmundje të rëndë apo një aksidenti)

–  TeleShëndet (komunikim audio dhe video, 24 orë të ditës, me mjekë të licensuar)

2. SILVER

Deri në 150,000 Euro mbulim, ku përfshihen:

–  Kujdes parandalues (Check Up) në klinika private në Shqiperi ose në spitale private në Turqi

–  Diagnostikim për çdo ekzaminim mjekësor që rekomandon një mjek specialist

–  Trajtim mjekësor për çdo ndërhyrje kirugjikale me shtrim apo pa shtrim spitalor si dhe seancat me kemioterapi e radioterapi në rast sëmundjesh malinje

–  Kujdes për shikimin – vizitë për sytë dhe xhama e lente optike

–  Ndjekja e shtatzanisë (deri në 50% zbritje me aktivizimin e Kartës Teleshëndet)

–  Rehabilitim me fizioterapi (seanca fizioterapie pas një sëmundje të rëndë apo një aksidenti)

–  Mjekimi me ilaçe (të gjitha recetat mjekësore dhënë nga një mjek specialist)

–  Shëndet në udhëtim (Udhëto për turizim ose punë në Europë, i mbrojtur financiarisht në rast emergjence mjekësore)

–  TeleShëndet (komunikim audio dhe video, 24 orë të ditës, me mjekë të licensuar)

Zona e mbulimit: Ballkan         

3. GOLD

Deri në 1,000,000 Euro mbulim ku perfshihen:

– Kujdes parandalues (Check Up) në klinika private në Shqiperi, Itali apo Austri.

–  Diagnostikim çdo ekzaminim mjekësor, që rekomandon një mjek specialist për të identifikuar një diagnozë

–  Trajtim mjekësor për çdo ndërhyrje kirugjikale me shtrim apo pa shtrim spitalor si dhe seancat me kemioterapi e radioterapi në rast sëmundjesh malinje

–  Kujdes për shikimin – vizitë për sytë dhe xhama e lente optike

–  Kujdes për dhëmbët (çdo emergjencë dentare deri në 350 Euro)

–  Rehabilitim me fizioterapi (seanca fizioterapie pas një sëmundje të rëndë apo një aksidenti)

–  Trajtim për shëndetin mendor (Kujdes psikiatrik për çdo të individ qe ka mbi dy vjet i siguruar)

– Mjekimi me ilaçe (të gjitha recetat mjekësore dhënë nga një mjek specialist)

–  Shtatzani (Mbulim i pjesshëm i faturave të ndjekjes së shtatzanisë dhe lindjes për çdo të siguruar që ka mbi 10 muaj në skemë)

–  Shëndet në udhëtim (Udhëto për turizim ose punë në Europë, i mbrojtur financiarisht në rast emergjence mjekësore)

–   Sigurim jete nga aksidentet (kompesim i pagës së humbur në rast invaliditeti për të siguruarin dhedëmshpërblim për familjen nëse i siguruari humb jetën)

–  TeleShëndet (komunikim audio dhe video, 24 orë të ditës, me mjekë të licensuar)

Zona e mbulimit: Gjithë botën

LEXO EDHE: “Gold” si Fjoralba/ Çfarë përfiton ajo nga Karta unike e Shëndetit, ofruar nga SIGAL

PAVARËSIA DHE MBROJTJA QË OFROJNË SIGURACIONET

Siguracionet e bëjnë qytetarit të pavarur, me personalitet dhe të mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.

Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar shëndetin dhe për çdo paraqitet menjëherë atje pa patur nevojë të kërkojë diku borxh, të marrë kredi në bankë apo të interesohet se kush është ministri apo drejtori…

Edhe ne, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë.

Përfitimet nga sigurimet janë të njëjta, si në Kosovë, si në Shqipëri ashtu edhe në Europë e Amerikë sepse kontratat e sigurimit janë të njëjta.

Por ndryshimi është se ata e kanë kulturën e sigurimeve dhe nuk mund ta mendojnë dot jetën e tyre pa një sigurim shëndeti.

Sot në tregun e sigurimeve në Shqipëri janë mijëra persona që marrin produkte shëndetësore drejtpërdrejt nga një skemë private, e cila funksionon mjaft mirë me shërbime shëndetësore brenda dhe jashtë vendit.

Ndaj mos prisni më! Apliko tani online në: https://sigal.com.al/shendet…/sigurimi-privat-i-shendetit/  dhe zgjidh mbulimet që doni.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

LEXO EDHE: Paguaj primin dhe përfito mbulimet/ SIGAL kryeson tregun e sigurimeve të Shëndetit, dëme të paguara si asnjë tjetër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat