16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1 autoshkollë për 15 mijë banorë/ Përcaktohet edhe mosha e automjeteve në...

1 autoshkollë për 15 mijë banorë/ Përcaktohet edhe mosha e automjeteve në dispozicion

Në të gjitha qarqet e vendit shërbimi i autoshkollës do të vendoset në raport me numrin e popullsisë.

Marrëveshja e arritur ndërmjet Shoqatave të Autoshkollave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Tranportit Rrugor e publikuar në Fletoren Zyrtare konsiston në disa rregulla.

Në një qark me të paktën 500 mijë banorë do të  respektohet  raporti  një autoshkolle  për  çdo 15 mijëbanorë. Për  qarqet nga  200 mijë  deri  në  500 mijë banorë do të jetë raporti  një  autoshkollë  për çdo 12 mijë banorë. Ndërsa për  qarqet nga 100 mijë deri  në  200 mijë banorë do të jetë rregulli  një  autoshkolle për çdo 10 mijë banorë. Për  100 mijë banorë do të jetë  raporti  një  autoshkollë  për  çdo 8 mijë banorë.

Për numrin e popullsisë do  të merren të dhënat e publikuara nga INSTAT.

Për sa i përket moshës së automjeteve të autoshkollave, vjetërsia do të jetë 10 vjet për kategorit AM,  A1, A2, A, B1, B, BE dhe 15  vjet për mjetet  e  kategorive: C1, C, C1E, CE, D1, D, D1E, DE.

Marrëveshja e vlefshme për një afat të pacaktuar midis Shoqatës së Autoshkollave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Tranportit Rrugor hyn  në  fuqi  dhe do të zbatohet 15 ditë pas nënshkrimit. /SCAN

LEXO EDHE: Më lirë dhe më mirë/ Toyota Hybrid, zgjedhja e duhur në këtë kohë krize

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat