24.5 C
Tirana
Thursday, May 9, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Ne kujtojmë"/ Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, “UNIQA Tower” përkujton viktimat

“Ne kujtojmë”/ Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, “UNIQA Tower” përkujton viktimat

Më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit.

Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau, më 27 janar 1945.

Kësaj dite historike nuk mund ti mungonte as kompania e sigurimeve, “UNIQA Insurance Group”, e cila si çdo 27 janar kujton viktima përmes ledit të saj gjigand në fasadën e “UNIQA Tower” në Vjenë.

“Si një kompani ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, si njerëz, ne mbështesim diversitetin, vlerat demokratike dhe bashkëjetesën paqësore. Kjo është arsyeja pse fasada e kullës në Vjenë ndizet sërish në orët e mbrëmjes së 27 janarit.

Ajo përmban emrat e 68 burrave dhe grave hebreje, adresat e banimit të të cilëve ndodheshin në vendin e selisë së sotme të UNIQA-s para dhe gjatë regjimit nazist. Ata duhej të emigronin por u dëbuan ose u vranë. Emrat e tyre janë në kujtim të të gjitha viktimave të Holokaustit”, thuhet ndër të tjera në postimin e “UNIQA Insurance Group”.

Fjala “holokaust” vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë sakrificë. Para Luftës së Dytë Botërore, ky term përdorej për të përshkruar vdekjen e një grupi të madh njerëzish.

Nga viti 1945 është bërë sinonim i përndjekjes sistematike të hebrenjve evropianë dhe vrasjeve të 6 milionë prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga nazistët dhe aleatët e tyre nga viti 1933 deri në 1945. Hebrenjtë i referohen ngjarjes me fjalën “shoah” që do të thotë “katastrofë”.

Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë, e kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.

LEXO EDHE: “Formojmë të ardhmen e industrisë së sigurimeve”/ UNIQA, tashmë anëtare e përhershme e “Eurapco Alliance”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat