15.9 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë fillim të nëntorit Shqipëria merr 700 milionë euro borxh

Në fillim të nëntorit Shqipëria merr 700 milionë euro borxh

Në fillim të muajit nëntor Shqipëria do të dalë në tregjet ndërkombëtare për të marrë 700 milionë euro borxh. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shpreh pas mbledhjes së qeverisë se dalja në treg do të bëhet në konsultim me këshilltarët për ta marrë normën më të përshtatshme të interesit.

Projektvendimi i parë ka të bëjë me vlerën e eurobondit, që pritet që të dilet në treg në fillim të nëntorit do të ketë një vlerë 700 milionë euro. Procesi është duke u ndjekur nga Ministria e Financave dhe këshilltarët.

Dalja në treg nuk është vendosur si datë me qëllim që të dalim në ditët më të përshtatshme për të marrë normën më të përshtatshme të interesit” tha ministrja.

Ndërkohë, sot Presidenti Ilir Meta dha “OK”-in me rezerva për këtë projektligj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat