16.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreNë BE qarkullojnë rreth 250 milionë automjete/ Më të vjetrat në Greqi...

Në BE qarkullojnë rreth 250 milionë automjete/ Më të vjetrat në Greqi dhe Estoni, më të rejat në Luksemburg

Raporti Vehicles in use, Europe 2023 nga ACEA (Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve), tregon për çdo vend, numrin e automjeteve në përdorim për çdo tip makine dhe evolucionin e flotës në dekadën e fundit.

Ai jep informacione të çmuara për segmentin e automjeteve në çdo vend europian, si mosha mesatare (si dhe viti i regjistrimit të parë), numrin e automjeteve për 1000 banorë dhe përqindjen e çdo lloj karburanti.

Raporti i vitit 2023 përfshin 27 Shtetet anëtare të Bashkimit Europian, Vendet EFTA (Islanda, Norvegjia dhe Zvicra) dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Madhësia e flotës

Në vitin 2021, flota e automjeteve në BE u rrit me 1.2% krahasuar me vitin 2020, me thuajse 250 milionë makina në qarkullim në total. Me përjashtim të Sllovenisë (-4.1%), të gjithë vendet e BE-së zgjeruan flotën e tyre, me rritjen më të madhe të regjistruar në Sllovaki (+8,2%).

Në BE qarkullojnë 29.5 milionë furgonë, gjysma e të cilëve ndodhet në tre vende Francë (6.3 milionë furgonë), Itali (4.3 milionë) dhe Spanjë (3.9 milionë)

714.008 autobusë qarkullojnë në Bashkimin Europian, nga të cilët, thuajse gjysma në vetëm tre vende Poloni (126.547), Itali (100.199) dhe Francë (94.523).

Mosha mesatare

Mosha mesatare e automjeteve në BE është rreth 12 vjet. Greqia dhe Estonia kanë flotën më të vjetër, me makina 17-vjeçare. Automjetet më të reja ndodhen në Luksemburg (7.6 vjet).

Mosha mesatare e automjeteve të lehta tregtare në BE është 12 vjet. Ndër katër tregjet kryesore të BE-së, Italia ka flotën e furgonëve më të vjetër (14 vjet), ndjekur nga Spanja (13.6 vjet).

Mosha mesatare e kamionëve në BE është 14.2 vjet. Greqia ka flotën më të vjetër të kamionëve, me moshë mesatare 22.7 vjet, ndërsa flotën më të re të kamionëve e kanë Austria (6.6 vjet) dhe Danimarka (7.5 vjet).

Mosha mesatare e autobusëve në rrugët e BE-së është 12.7 vjet. Autobusët në Rumani (me më shumë se 20 vjet) janë më të vjetrit në rajon. Vetëm tetë vende në Bashkimin Europian kanë një flotë autobusësh më të re se 10 vjet.

Lloji i automjetit

Pavarësisht rritjes së fortë të shitjeve të regjistruara në vitet e fundit, makinat me rikarikim elektrik (makina elektrike me bateri dhe hibride plug-in) përfaqësojnë vetëm 1.5%të flotës totale të makinave në BE.

Vetëm tre vende në BE kanë një përqindje të makinave elektrike me bateri më të lartë se 2%.

Autobusët diesel përfaqësojnë 92.5% të flotës në BE, me vetëm 1.3% janë autobusë elektrikë me bateri dhe 1.8% autobusë hibridë. Megjithatë përqindje të konsiderueshme të autobusëve elektrikë gjenden në Holandë (14.5%) dhe Luksemburg (7.8%)

Norma e motorizimit

Bashkimi Europian numëron 567 autovetura dhe 83 automjete për qëllime tregtare për çdo 1000 banorë.

Luksemburgu ka dendësinë më të lartë të autoveturave në BE (698 për 1.000 persona), ndërsa Qipro ka dendësinë më të lartë të automjeteve tregtare (135 për 1.000 banorë).

Dendësia më e ulët e autoveturave është në Rumani (396). Lituania ka dendësinë më të ulët të automjeteve tregtare (49)

Në Letoni, thuajse 43% e të gjithë familjeve nuk ka në zotërim një automjet, ndërsa thuajse 32% e familjeve franceze zotërojnë dy makina.

LEXO EDHE: Ndotja akustike në Tiranë mbi normë/ 57% e makinave në qarkullim janë më të vjetra se 2005

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat