11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreNdikimi që ka kontakti me natyrën në jetën tonë

Ndikimi që ka kontakti me natyrën në jetën tonë

Të jetosh në kontakt me natyrën ndikon sensin që kemi në lidhje me kohën.

Kush jeton apo kalon shumë kohë në gjerlbërimin e natyrës, ndikohet nga mjedisi dhe ka perceptimin që koha kalon më ngadalë dhe më qetësisht, ndryshe nga jeta frenetike që ndjehet në qytet.

Dhe natyrisht konteksti i një shëtitjeje në pyll është plotësisht ndryshe nga një e tillë në një zonë urbane. Por thelbi me efekte të tjera pozitive, pasi kalimi i kohës në gjelbërim pranë një liqeni, në bregdet etj. ndikon ndryshimin e vëmendjes sonë, të shqetësimeve për të tashmen apo nevojat për të ardhmen, duke na ndihmuar t’i shohim gjërat nga një prespektivë më e gjerë.

Gjithashtu, qetësia që ndjejmë, automatikisht ndikon në uljen e impulsivitetit dhe mënyrës sesi reagojmë.

Njeriu, ka lindur në natyrë, e pavarësisht civilizimit e zhvillimit, ajo vijon të jetë me ndikim të madh, madje vendimtar në jetën humane.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat