10.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNafta në nivelin më të ulët në 6 javë/ Kina përgatit nxjerrjen...

Nafta në nivelin më të ulët në 6 javë/ Kina përgatit nxjerrjen e rezervave. SHBA sfidon OPEC…

Nafta ka rënë pranë nivelit më të ulët në 6 Javë në sesionin e së Enjtes, ndërkohë që  Kina deklaroi se do të nxjerr në treg rezervat, pas një raporti të Reuters se Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë konsumatorëve të mëdhenj të naftës që të konsiderojnë nxjerrjen e koordinuar të rezervave, për të zbutur çmimet.

Përpjekja e administratës në SHBA, duke i bërë thirrje Kinës që t’i bashkohet veprimeve të koordinuara për të parën herë, vjen ndërkohë që presionet inflacioniste, pjesërisht nga rritja e çmimeve të energjisë, po shkaktojnë kritika në rang politik.

Nafta Brent ra me 0.5% në 79.87 dollarë për fuçi, pasi ra në 79.6 më herët gjatë tregtisë, që është niveli më i ulët që prej 7 tetorit.

Nafta Bruto amerikane ra me 0.9% në 77.66 dollarë për fuçi, pasi ra në 77.4 më herët gjatë tregtisë, gjithashtu niveli më i ulët që prej fillimit të Tetorit.

Çmimet shënuan nivelin më të lartë në 7 vite në Tetor, ndërkohë që tregu u përqëndrua tek rimëkëmbja e fortë e kërkesës, që erdhi prej heqjes së masave të karantinës, ndërkohë që nga ana e ofertës rritja ka qenë e ngadaltë, kryesisht e koordinuar nga OPEC dhe vendet aleate.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate kanë koordinuar edhe  më parë nxjerrjen në treg të rezervave strategjike të naftës, si në vitin 2011, gjatë një lufte në anëtarin e OPEC, Libinë.

Byroja e rezervave shtetërore në Kinë theksoi se po punon për të nxjerrë rezervat e naftës, pavarësisht se refuzoi të komentojë ndaj kërkesave amerikane.
Një zyrtar i kabinetit në Japoni tha se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Tokjos që të bashkëpunojë për t’i bërë ballë cmimeve, por nuk konfirmooi nëse kërkesa përfshin nxjerrjen në treg të rezervave, ç’ka Japonia nuk mund ta bëjë ligjërisht.
Edhe zyrtarë nga Korea e Jugut konfirmuan se SHBA i kanë kërkuar Seulit për të nxjerrë rezervat. /SCAN
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat