21.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMotoja e botës së re, UNIQA: Performancë në vend të prezencës

Motoja e botës së re, UNIQA: Performancë në vend të prezencës

Rrahja e ideve virtualisht dje, duke formësuar së bashku të sotmen: e ardhmja e punës së UNIQA është hibride. Prej tetorit, të gjithë punonjësit kanë qenë në gjendje që të zgjedhin nga tre modele fleksible pune, duke kombinuar kështu më të mirën nga të dyja botët – fizike dhe virtuale.

Me deri në 21 ditë punë në lëvizshmëri në muaj, UNIQA i ofron punonjësve të saj fleksibilitetin maksimal, jo vetëm në terma kohor, por gjithashtu në terma vendndodhjeje. Tek UNIQA gjithashtu, moto e botës së re është disi e qartë: performancë në vend të prezencës.

UNIQA Insurance GROUP Grupi UNIQA është një nga kompanitë lidere të sigurimeve në tregjet kyçe të Austrisë dhe Evropës Qëndore dhe Lindore (EQL).

Rreth 23,500 punonjës dhe partnerë ekskluzivë shitjesh i shërbejnë rreth 15.5 milionë klientëve nëpër 18 vende. UNIQA është grupi i sigurimeve i dytë më i madh në Austri, ku zë 21 për qind të tregut.

Në rajonin në rritje të EQL, UNIQA prezantohet në 15 tregje: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republikën Çeke, Hungari, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë.

Për më tepër, kompanitë e sigurimeve në Zvicër dhe Lihtejnshtajn janë gjithashtu pjesë e Grupit UNIQA.

Gjigandi austriak i sigurimeve, me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Prej vitit 2007, pjesë e UNIQA Insurance Group është edhe kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat