13.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti "kthesë" 180 gradë, ditët në vijim me reshje intensive dhe rënie...

Moti “kthesë” 180 gradë, ditët në vijim me reshje intensive dhe rënie temperaturash

Ditëve me diell në vendin tonë duket se u ka ardhur fundit dhe pritet që në vazhdim të kemi një ndryshim total të situatës meteorologjike. Reshjet nisin prej kësaj të hëne dhe do të përfshijnë zona nga veriu në jug, ndërsa nga e mërkura temperaturat do të bien ndjeshëm.

“Nga dita e sotme kushtet të motit do ndryshojnë. Temperaturat gjatë ditës së sotme dhe ditën e nesërme mbeten në të njëjtat vlera termike. Ditën e mërkurë presim të kemi ulje të temperaturave dhe reshjet e shiut që do fillojnë që mesditën e sotme mund të sjellin edhe probleme në Shkodër, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, e gjitha pjesa e bregdetit për shkak të reshjeve intensive. Mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara urbane”, është shprehur meteorologia Anira Gjoni.

Në një lidhje me Report TV, Gjoni është shprehur edhe Tirana do të përfshihet nga reshje intensive shiu, ndërsa në zonat malore dhe ato bregdetare ato do të shoqërohen me erë të fortë.

“Në Tiranë presim të kemi reshje të niveleve intensive, do jenë të shoqëruar më shtrëngata, kryesisht në zonat malore. Bregdeti dhe zonat malore do shoqërohen me erë të fortë. Ditën e mërkurë presim që reshjet e shit t’i lënë vend reshjeve të borës në zonat malore. Java e dytë dhe e tretë e janarit prite që të jenë situata normale, temperaturat të bien gradualisht dhe reshje shiu.”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat