15.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti i keq merr 4 jetë në SHBA, përmbytje dhe zona të...

Moti i keq merr 4 jetë në SHBA, përmbytje dhe zona të tëra pa energji

Të paktën 4 persona humbën jetën si pasojë e stuhisë që goditi lindjen e Shteteve të Bashkuara, duke sjellë ndërprerje të energjisë, përmbytje dhe vonesa të fluturimeve.

Një grua vdiq nga përmbytjet në rrethinat e Charleston të Karolinës së Jugut dhe gjithashtu edhe tre persona të tjerë në shtetet verilindore teksa stuhia u zhvendos drejt Kanadasë.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta lanë më shumë se 600 mijë persona pa energji në bregun lindor, ndërsa shumë akse rrugore u bllokuan nga prezenca e ujit.

Erërat e forta dhe shiu vështirësuan funksionimin normal të linjave ajrore, duke shkaktuar më shumë se 4,900 fluturime të vonuara dhe 500 të anuluara. Aeroportet më të prekura ishin në zonat e Boston dhe New York.

LEXO EDHE: VIDEO/ Shiu ‘përmbyt’ Tiranën dhe Durrësin, rrezik për përmbytje në Lezhë/ Pse duhet Sigurimi nga fatkeqësitë natyrore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat