12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMemorandum i ri Mirëkuptimi/ AMF zgjeron bashkëpunimin me Autoritetin Austriak të Mbikëqyrjes

Memorandum i ri Mirëkuptimi/ AMF zgjeron bashkëpunimin me Autoritetin Austriak të Mbikëqyrjes

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka zgjeruar fushat e bashkëpunimit me Autoritetin Austriak të Mbikëqyrjes Financiare (FMA), përmes nënshkrimit të një Memorandumi të ri Mirëkuptimi.

Kjo ka ardhur edhe për shkak të kërkesave për të operuar për herë të parë në Shqipëri të një fondi të gjelbër evropian, mbështetur në faktorët ESG (mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes).

Dy rregullatorët bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacion prej vitesh me qëllim mbikëqyrjen efektive të grupeve të sigurimit që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun shqiptar si pjesë e grupeve ndërkombëtare të sigurimit. Gjithashtu ata kanë zhvilluar edhe inspektime të përbashkëta në grupet austriake të sigurimit, që kanë në pronësi shoqëritë që operojnë prej vitesh në tregun shqiptar.

Marrëveshja e re mes dy autoriteteve ka të bëjnë me bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionet në lidhje me fondet e investimeve.

Kohët e fundit,  edhe emra të tjerë të rëndësishëm evropianë kanë shprehur synimet e tyre për të ofruar shërbimet e marketimit dhe shpërndarjes së fondeve për investitorët shqiptarë.

Autoriteti ka marrë një kërkesë për licencim të një fondi evropian me seli në Austri, i cili kërkon të operojë edhe në vendin tonë. Asetet e Fondit Kryesor janë të investuara në tituj ose instrumente të tregut të parasë, emetuesit e të cilëve klasifikohen si të qëndrueshëm në bazë të kritereve sociale, ekologjike dhe etike qeverisëse.

Fondi furnizues, që pritet të operojë në Shqipëri, do t’u drejtohet investitorëve që duan të mbështesin investimet e qëndrueshme dhe synojnë të ndikojnë në mënyrë të qëndrueshme në mjedis, shoqëri dhe ekonomi përmes investimit të tyre.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat