6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbrojtje e personalizuar sipas nevojave të çdo klienti/ SIGAL UNIQA, lidere edhe...

Mbrojtje e personalizuar sipas nevojave të çdo klienti/ SIGAL UNIQA, lidere edhe në Sigurimin Privat të Shëndetit

SIGAL ishte kompania e sigurimeve, që përmes “UNIQA Insurance Group”, solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit.

Ndërsa sot, me produkte si “Jetë Plus”, “TeleShëndet” apo Kartat e Shëndetit Gold, Silver apo Standard është kthyer në një prej kompanive më novatore në vend dhe më e preferuara për ti besuar shëndetin e vetes, familjes apo punonjësve në rastet e bizneseve.

Pa harruar edhe të parën dhe të vetmen Klinikë Lëvizëse në rajon, “SIGAL UNIQA VitalTruck” e cila ka ofruar vizita dhe ekzaminime falas për mijëra qytetarë, në çdo cep të vendit dhe që pak ditë më parë ishte në qytetin e Orikumit.

Nën slloganin “Më mirë të parandalojmë se të kurojmë”, klinika do të ofrojë vizita falas për qytetarët.

LEXO EDHE: Ekzaminime falas në Orikum nga SIGAL UNIQA/ Klinika Lëvizëse gjithmonë në krah të qytetarëve

Për këto dhe shumë arsye të tjera, edhe sot SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri edhe sa i përket Sigurimit të Shëndetit Privat.

Kjo vihet në pah edhe nga raporti më i fundit  AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-shtator 2022.

Në Sigurimin Privat të Shëndetit, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania më e madhe si në përqindjen që ze në treg ashtu edhe në dëmet e paguara.

Sa i përket tregut, SIGAL ze 47% të tij, me një diferencë të madhe me kompanitë e tjera. Ndërsa sa i përket dëmeve të paguara, ajo ze 53%, e pakrasueshme në shifra me homologet e saj.

Në shifra konkrete, në periudhën janar-shtator 2021 SIGAL UNIQA paguante 206 milionë Lekë dëme, ndërsa për të njëjtën periudhë të këtij viti ka paguar rreth 220 milionë Lekë dëmshpërblime te klientët e saj.

Sigurimet e Shëndetit tashmë edhe ONLINE

SIGAL UNIQA ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike duke u mbështetur në avantazhet e saja më të forta për një menaxhim sa më të mirë të klientëve.

Sot, SIGAL vjen pranë klientëve, brenda e jashtë vendit, me SIGAL ONLINE, platforma që ofron një mundësi fantastike për të aksesuar direkt siguracionin që na nevojitet.

Edhe Sigurimet e Shëndetit mund ti blini ONLINE vetëm me një klik në https://sales.sigal.com.al/onlineinsurancepolicy/#klikProdukt

Korrektësia dhe serioziteti në shërbimin ndaj klientëve, por edhe për inovacionet që ka sjellë në tregun e sigurimeve, bëjnë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë lidere në tregun shqiptar të sigurimeve prej më shumë se 23 vjetësh tashmë.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2100 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë 48 produktet e sigurimit në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të SIGAL përballë klientëve.

Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie shëndetin e tyre, të familjarëve dhe më të dashurve të tyre, ndërsa bizneset të punonjësve të tyre.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat