13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 6,500 raste të reja me kancer çdo vit / Ponari: “Jetë...

Mbi 6,500 raste të reja me kancer çdo vit / Ponari: “Jetë Plus” dhe “Sigurimi anti-Tumor”, një mbrojtje e garantuar për qytetarët

Raportet e fundit të publikuara nga kompanitë e mëdha të sigurimeve, tregojnë që kanceri po bëhet çdo ditë e më i rrezikshëm dhe po shfaqet në një numër të konsiderueshëm njerëzish.

Vendet e komunitetit europian kanë shkuar deri në një nga dy veta me shfaqje të kancerit; në vendet e tjera të Europës edhe një në tre, një në katër.

Por sëmundjet tumorale po pësojnë rritje edhe në Shqipëri.

Pothuajse çdo vit, në vendin tonë regjistrohen mbi 6,500 raste të reja me kancer.

Duke parë këtë situatë dhe duke parë interesat e mëdha që ka sot mbrojtja e shëndetit, SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve, e para që solli Sigurimin Privat të Shëndetit në Shqipëri, ofron tashmë edhe dy produkte dedikuar pikërisht këtyre sëmundjeve: Karta “Jetë Plus” dhe Sigurimi Anti-Tumor.

Në një intervistë për Top News, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari shpjegon se çfarë ofrojnë këto dy paketa sigurimi, sa kushtojnë dhe pse duhen marrë në konsideratë nga çdo qytetar.

Duke u ndalur tek Paketa “Jetë Plus”, ai shprehet:

“E para është “Jetë Plus”, me të cilën mund të sigurohet çdo person dhe ka kujdesin e vazhdueshëm të çdo fature që klienti mund të paraqesë pranë SIGAL UNIQA. Kjo vlerë është nga 200-300 euro në vit, ndërsa mbulimi është deri në 1 milion Euro”.

Më pas, CEO i SIGAL UNIQA flet edhe për produktin e “Sigurimit anti-Tumor”.

Sipas tij, me një prim prej 30, 50, 100 apo 200 Euro, në varësi edhe të moshës e gjinisë së klientit, ky i fundit mund të përfitojë nga 5 mijë, 10 mijë e deri në 200 mijë euro. Para të cilat ofrohen cash dhe secili i përdor si të dojë në kurimin e sëmundjes.

“Në rast të shfaqjes së sëmundjes merret një opinion i dytë mjekësor me shpenzimet e SIGAL UNIQA. Pas opinionit të dytë mjekësor bëhet vlerësimi në vlerën e caktuar dhe të siguruar që mund të shkojë nga 5 deri në 200 mijë euro, në varësi të primit të paguar.  Të dyja këto produkte sot kanë gjetur mbështetje nga klientët në të gjithë Europën. Ato mund të blihen edhe online”.

Në fund, Ponari ka edhe një mesazh për qytetarët.

“Njerëzit nëse sigurohen nuk e ndellin të keqen. Përkundrazi, e largojnë atë. Ne shqiptarët, kur kryejmë një veprim të kësaj natyre, duket sikur e ndjellim sëmundjen. Jo. Duke e bërë këtë lloj sigurimi ne e largojmë nga vetja dhe kemi një mbrojtje të garantuar”.

KRONIKA E TOP NEWS: 

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: “Më shumë shërbime të kujdesit shëndetësor nga një burim i vetëm”, Brandstetter: Po investojmë rreth 50 milionë euro çdo vit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat